E moshuara nga Fieri shërohet nga COVID-i, vdes nga zemra! I shoqi ndërroi jetë 15 ditë para nga koronavirusi

E moshuara nga Fieri shërohet nga COVID-i, vdes nga zemra! I shoqi ndërroi jetë 15 ditë para nga koronavirusi

Urgjenca në Spitalin Fier

Një 87-vjeçare mundi të shërohej nga koronavirusi, por humbi jetën mesditën e sotme në spitalin e Fierit pasi vuante nga zemra. Beteja e të moshuarës me shëndetin nuk ka qenë e lehtë, pasi më herët ajo sapo kishte mposhtur koronavirusin.

Maria Delia ishte diagnostikuar me COVID-19 së bashku me të shoqin dhe ishin shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. I shoqi nuk mund të fitonte dot betejën me COVID-19 dhe humbi jetën,  ndërsa e shoqja doli fitimtare nga kjo betejë.

Pas doli negative në dy testet e fundit të koronavirusit ajo u largua nga Infektivi në Tiranë dhe për shkak të problemeve me zemrën u dërgua në Spitalin e Fierit për kurim, por nuk mundi do të mbijetojë duke humbur jetën mesditën e sotme (28 prill). Ajo vdiq 15 ditë pasi i shoqi kishte humbur jetën nga koronavirusi.

Çifti i të moshuarve që rezultoi pozitiv me COVID-19, jetonin në pallatin 10 katesh në lagjen "15 tetori" në Fier.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naqja: 28/04/2020 16:45

    Spital quhet ky ??? vetem nje llumhane apo parkim makinash te sekuestruara nga policia mund te kene kete pamje dhe kete lloj popullimi brenda territorit te tij.. as spitalet e luftes se pare boterore ne lindje nuk kane qene keshtu ...

    Përgjigju
    • zen: 28/04/2020 19:50

      Ouuu ku jeton ti Naqe n'Hone ?!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit