89 raste të reja me COVID-19, ndërrojnë jetë 3 qytetarë! Situata në spitale në përmirësim të vazhdueshëm

89 raste të reja me COVID-19, ndërrojnë jetë 3 qytetarë! Situata në spitale në përmirësim të vazhdueshëm

Foto ilustruese

Rastet e reja me COVID në vendin tonë kanë ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit nga 4516 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 89 qytetarë. Ndërkohë që betejën me sëmundjen nuk kanë arritur që ta fitojnë 3 qytetarë: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Maj 2021)

Raste të reja ditore         89

Të shëruar në 24 orë      873

Të shtruar në spitale      99

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                4,516

Testime totale             656,876

Raste pozitive             131,666

Raste të shëruara         116,126

Raste Aktive                 13,129

Humbje jete                  2,411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11038

Shkodër               341

Fier        327

Korçë    250

Gjirokastër  246

Durrës  231

Vlorë    215

Elbasan   134

Lezhë   101

Berat    90

Dibër     88

Kukës    68

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot