9 ditë para zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe, mbërrijnë sot në Shqipëri

Nëntë ditë para zgjedhjeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bën me dije se janë printuar dhe paketuar fletët e votimit për 6 qarqe. Me një shënim në Twitter, Celibashi thotë se janë printuar fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier, që pritet të mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.

"Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis", shkruan Celibashi.

Ndërkohë pritet printimi i fletëve të votimit  edhe për 6 qarqet e tjera të vendit, ndërsa në total do të jenë 3.5 milion fletë votimi, aq sa teorikisht është edhe numri i zgjedhësve të regjistruar.

Kujtojmë se pati një debat në lidhje me printimin në kohë të fletëve të votimit, për shkak të vonesës që u krijua nga mosgjetja e dakordësisë mes palëve për përzgjedhjen e fletës së votimit.

Kompania sllovene Cetis, që u përzgjodh për të printuar fletët e votimit, i dërgoi një letër KQZ, duke thënë se 10 ditë ishin të pamjaftueshme për shtypjen dhe printimin e fletëve të votimit dhe se do të duheshin minimalisht 20 ditë. Por kjo çështje u zgjidh, ndërsa Celibashi tha se fletët e votimit do të vijnë brenda afateve të caktuara.

Fleta e votimit më 25 prill do të jetë me numra, ku 12 partitë janë të renditura si rezultat i shortit të hedhur më parë në KQZ dhe logoja e secilës prej tyre qëndron në krye dhe më pas vjen numri i kandidatëve dhe sipër emri i partisë apo koalicionit dhe kryetari i saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet