9 ditë pas vendimit FSHF-klube, mungon ende konfirmimi për rinisjen e futbollit! MSH: Nuk ka akoma një datë

Prej ditës së hënë, datë 18 maj, skuadrat e futbollit në Shqipëri kanë nisur stërvitjen për t’u bërë gati për rifillimin e kampionatit, të ndërprerë më 12 mars për shkak të koronavirusit.

Lajmi i mirë ishte se Ministria e Shëndetësisë i lejoi ekipet të stërviten menjëherë në grupe, ndryshe çfarë ndodhi pothuajse në të gjithë Europën ku stërvitjet nisën fillimisht në mënyrë individuale. Gjithsesi pavarësisht se stërvitjet vijojnë nuk ka ende një datë zyrtare për rifillimin e kampionatit.

Më 13 maj Federata Shqiptare e Futbollit mbajti një takim me klubet e Superligës ku vendosën që ndeshjet për 10 javët e mbetura të kampionatit të nisnin më 3 qershor. Por që nga ai moment nuk ka patur ende një miratim nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të japë konfirmimin zyrtar.

‘Report TV’ u interesua ditën e sotme në Ministrinë e Shëndetësisë e cila konfirmoi se ende nuk ka një datë për rifillimin, ndërsa la të kuptohet se brenda kësaj jave nuk do të ketë një konfirmim.

Kampionati shqiptar është ndërprerë në javën e 26 me Tiranën e cila udhëheq në krye me 53 pikë, 9 më shumë se Kukësi ndjekës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të rrisim deri në 4 miliardë euro investimet e huaja

Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të rrisim deri në 4 miliardë euro investimet e huaja