9 raste të reja me COVID-19 në 24 orë! 15 të shtruar te spitali Infektiv (VIDEO)

TIRANË- Një rritje shumë të vogël krahasuar me një ditë më parë, ka pësuar numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit. Si rezultat i 146 testeve të kryera, janë konfirmuar pozitiv me COVID-19  9 persona, një më shumë se dje. 5 raste janë konfirmuar në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se deri më tani numri i të prekurve në total në të gjithë vendin tonë ka arritur në 998 qytetarë, prej tyre, rreth 79% janë të shëruar, ndërsa kanë humbur betejën me këtë virus 32 qytetarë. Viktimave fundit u raportua mbrëmjen e djeshme, ku pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID-19,  humbi betejën 64-vjeçarja.

Ndërkohë, të shtuar në spitalin Infektiv, i vetmi në vend për COVID-19, janë të shtruar 15 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intesive. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020)
Testime totale  14605
Testime molekulare 13279
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 998
Raste të shëruara 789
Raste Aktive 177
Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë  60
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 11
Berat 10
Kamëz   9
Fier 4
Elbasan  1
Mirditë  1
Korçë  1

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet