9 vite pas 21 janarit, ish-gardisti kryebashkiak: Refuzova t’u bindem urdhrave politikë të Berishës dhe Bashës për të hapur zjarr mbi protestuesit

9 vite pas 21 janarit, ish-gardisti kryebashkiak: Refuzova t’u bindem urdhrave politikë të Berishës dhe Bashës për të hapur zjarr mbi protestuesit

TIRANË - Ky 21 janar, për herë të parë e gjen kryebashkiak Agron Malajn, ish-gardistin që ishte në krye të detyrës më 21 janar 2011 ku gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, Partisë Socialiste, mbetën të vrarë nga Garda 4 qytetarë të pafajshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

Nëntë vite më pas, kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj, thotë se refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm. Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj thotë se përgjegjës direkt për atë fatkeqësi është ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha që "dhanë urdhër për të qëlluar duke shkelur çdo ligj e çdo normë", sipas tij.

Teksa u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, Malaj shprehet se do të kërkojë që "ajo tragjedi e ai krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit".

"21 janari është një tragjedi me të cilën mua më është dashur të jetoj çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit. Unë nuk humba në atë tragjedi asnjë pjesëtar të familjes time. Por ka megjithatë diçka që më bashkon mua, ish “gardistin e 21 Janarit” me familjet e 4 qytetarëve të pafajshëm që humbën jetën në atë ditë të tmerrshme. Na bashkon dëshira që ajo ngjarje të zbardhet e drejtësia të shkojë në vend. Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike. Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më perverse me vrasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të qëlluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës.

Unë sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegjen e pastër. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë. As për 21 janarin e as për asgjë tjetër. Kush ka ende dyshime për këtë mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokurorisë, ku çertifikohet pastërtia e figurës time dhe më njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. A mund ta thonë të njëjtën gjë ata që sot drejtojnë sulmin kundër meje? A nuk do duhej që të paktën sot, në 21 janar, së paku të mbyllnin gojën e të ulnin kokën nga turpi për jetët e pafajshme që kanë marrë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nën urdhrat e ish kryeministrit dhe të atij që asokohe ishte Ministër i Brendshëm dhe që në çdo vend normal do ishin dënuar jo një, por disa herë, për krime që shkojnë nga vjedhja e korrupsioni e deri tek pastrimi i parave e financimi nga Rusia dhe vrasja?

Por mbi mua rëndon nevoja që kjo ngjarje të zbardhet e fajtorët të shkojnë atje ku meritojnë të shkojnë ata që duke shkelur ligjin kanë marrë jetë njerëzish. Prandaj, sot dua së pari, t’ju shpreh familjarëve ngushëllimet e mia. E së dyti, t’ju them atyre që as unë nuk do të rresht së kërkuari që ajo tragjedi e ai krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit", shkruan Agron Malaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardian Hasanaj: 21/01/2020 22:12

    Mimbrema redaksise. A mund te behet nje verifikim i deshmive qe zt. Agron Malaj ka dhene ne Gjykaten e Tiranes gjate gjykimit te drejtuesve te Gardes te akuzuar per vrasjet e 21 Janarit? Sipas gazetarit Vezaj deshmia e zt Malaj ka qene krejt ndryshw nga sa publikohet sot ne shqiptarja.com.

    Përgjigju
  • DYLBIA: 21/01/2020 19:47

    Mos LULIN SA TJU NGREJE RROGAT E PENSIONET SHQIPETAREVE PASTAJ BANI CFAR TE DONI ME TE.

    Përgjigju
  • Hamin ..: 21/01/2020 18:41

    Ja dhe nje i DETYRUAR te Ndergjegjesohet mbi te verteten e ndodhur..Fuqia e USA dhe Evropa,se perndryshe ky do te flinte gjume ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake