'97 një vit me shumë ngjarje të pazbardhura', gazetari Dervishi ‘skanon’ krimin: Bandat më të rrezikshme nga Tirana në Durrës

Në “Studio Live” në Report Tv gazetari Ferdinand Dervishi ndërsa foli për ciklin e dokumentarëve CRIME STORY që nis sot në 22:00 në ekranin e Report Tv është ndalur dhe te krimi i organizuar. '97 e cilësoi një vit me shumë krime të pazbardhura.

“Në 97 ka shumë krime të pazbardhura e të pazbuluara. Secili kërkon drejtësi. Çdo familje që ka një gozhdë do drejtësi”, tha ai.

Si e shikon krimin e organizuar nga 97 me sot?

“Janë në aktivitet ata që janë në aleancë me politikën. Kanë ikur në Dubai kush ka probleme me drjetësinë. Situata është e rëndë. Pushteti aktual nuk e ka ndarë dot krimin. Krimi është në situatë alarmante”, shtoi ai.

Nga jugu në veri ku janë bandat më të fuqishme?

“Më të fuqishmet janë në segmentin tiranë Durrës, kanë ndikim politik të tmerrshëm. U dëgjohet më shumë fjala. Fushë Kruja është problematike. Është konceptuar nga bandat më të fuqishme në Shqipëri si një vend ku mund të furnizoheshin. Aty ka lulëzuar një komisariat i tërë, nga këto elementë që folëm që janë të gatshëm që të bëjnë gjëra shumë të rënda”, deklaroi Dervishi.

Në Shkodër është goditur një grup i fortë kriminal. Bajrajt, që kishin dhe elementë psikopatie. Segmenti Tiranë Durrës, diçka Elbasani dhe Fushë Kruja hë për hë janë në krye. Edhe Vlora ka ca banda të vjetra me trashëgimi por nuk njihen. Berati është qetë, Korça qetë. Vazhdon që viktimat më të shumta që vijnë shkak pasojë vijnë nga trafiku i drogërave të forta.”

Krimi i organizuar apo mafia, kush është i përhapur në Shqipëri?

“Unë besoj se mafie në momentin që do e quajmë një grup mafie i bie që ai komandon politikën. Deri në momentin kur politika shqiptare më duket sikur i rreshton pak këta ne nuk do kemi mafie. Grupe kriminale të fuqishme ka. Së fundmi janë bërë disa grupe bashkë, për shembull për Vis Martinajn u bënë disa grupe bashkë për ta goditur. Familje me tipare mafioze ka pasur dhe ka, vazhdojnë për një kohë të gjatë nën hije të lëvizin gjërat. Mafia është organizëm shumë i madh. Unë besoj se nuk e kemi”, tha më tej gazetari.


Lajmi kryesor:

Nis në 22:00 'CRIME STORY', Dervishi: 'Zbërthehet' e shkuara e errët e Fredi Belerit! Sjellim fakte dhe prova, nga MAVI te masakra e Peshkëpisë


B.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha