Bush fitues, Gjykata vendos të premten

NEW YORK (28/11/2000) Ndërsa rinumërimi me dorë i votave në Florida, nxjerr Bush-junior fitues të presidencialeve në SHBA, gjithçka pritet ta vendosë Gjykata e Lartë. Sekretaria e shtetit të Floridas, ka shpallur fitues republikanin, por amerikanët do të kenë zyrtarisht presidentin e ri, pas vendimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Vendimi përfundimtar, do të merret të premten në orën 10 (16 me orën tonë). Pas rinumërimit, me 537 vota më shumë, Bush, është presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara. Ndrësa vetë Bush është deklaruar fitues, rivali i tij, Al Gore, ka kundërshtuar rezultatin e Floridas. Për tre korte të Floridas ka kundërshtime nga avokatët e kandidatit demokrat, duke folur për 1 mijë skeda që mungojnë në Palm Beach, mosnumërimi me dorë i votave në Miami-Dade, dhe 10 mijë vota që nuk janë numëruar kurrë në Miami. Ndërkohë Bush, i ka kërkuar zëvendësit të tij Dick Cheney, që jo vetëm të koordinojë punën e skuadrës për tranzicionin, por edhe "të hapë në Washington një zyrë për tranzicionin". Në këtë mënyrë të përgatisë terrenin për të marrë në dorë frenat e vendit. Por Klinton, i mohon Bushit çelësat për në Shtëpinë e Bardhë, deri në vendimin përfundimtar nga Gjykata e Lartë. Sipas përfaqësuesit të zyrës së kontabilitetit në Shtëpinë e Bardhë, "deri në qartësimin përfundimtar të presidentit të ri, ka shumë pak për të bërë". Deri në këtë moment, Bush nuk mund të ketë akses në strukturat e tranzicionit dhe as në fondin prej 5.3 milionë dollarësh të përcaktuar për përgatitjen e stafit të ri të presidentit të zgjedhur.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë