‘A do e nënshkruanit pavarësinë e Kosovës’, përgjigjet kryeministrja e Serbisë

‘A do e nënshkruanit pavarësinë e Kosovës’, përgjigjet kryeministrja e Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës. Brnabiç ka thënë vetëm “Jo”, në përgjigjen e dhënë për gazetarët. Sipas saj, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është një kusht për rrugëtimin evropian të Serbisë, por thjesht duhet të zgjidhen konfliktet.

“Në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”, tha Brnabiç.

Sipas mediva serbe, Brnabiç beson se është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion.

Kryeministrja thekson se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën dhe sipas saj interesi i Serbisë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet