A do shkarkohet Ilir Meta? Ulsi Manja: Ka pasur reflektim për zhbllokimin e Kushtetueses! Të hënën mblidhet Komisioni Hetimor

"Unë nuk jam për të bërë spektale poluitike, por jam për ti garantuar të gjithë se deri në 24 korrik 2022 Presidenca do të jetë kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës". Kështu ka deklaruar Presidenti Meta në 9 shtator 2019. E mesa duket kështu do të jetë. Mazhoranca për disa muaj e la pas qëllimin e saj për të shkarkuar presidentin e Republikës. Në limitin e afatit 30 korrik,  Komisioni Hetimor për Ilir Metën do të mblidhet ditën e hënë.

" Vërtet ka ardhur opinion i Venecias në mes të qershorit, por ai opinion u është shpërndarë kolegëve deputetë, është analizuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor, dhe më lejoni t’ju them që të hënën në 13 korrik komisioni hetimor do të zhvillojë mbledhjen e radhës për të administruar këtë opinion por edhe provat e tjera që do kenë kolegët e tjerë deputetë si dhe do ketë një diskutim dhe debat shterues me të gjitha provat që ka administruar komisioni", tha Manja.

Ulsi Manja për Report tv thotë se Komisioni ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do vendosin për shkarkimin e presidentit Meta apo jo. Por pranon se ka pasur një reflektim nga ana e presidencës, sidomos për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

"Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE. Dhe kur them ka refletkim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese", deklaroi Manja.

Por ky qëndrim i zbutur ndaj presidentit a do të reflektohet në një vendim për mos e shkarkuar?

"E thënë më qartë, Komisioni Hetimor, në raportin e vet për seancën plenare do evidentojë të gjitha shkeljet e konstatuara në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por edhe të situatës me Gjykatën Kushtetuese", tha Manja.

Manja kujdeset ti përcjellë një mesazh Metës, pas opinionit të fundit të Venecias, që i jep të drejtë presidentit Meta për cështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

" Sot ndoshta është një realitet tjetër dhe duket sikur ka kaluar por jo. Demokracia funksionin dhe është detyrë e parlamentit që të ndërhyjë për të garantuar mekanizam zhbllokues sa herë që demokracia zhbllokohet", u shpreh Ulsi Manja.

Raporti përfundimtar i Komisionit hetimor do të jetë gati para datës 30 korrik dhe do të shqyrtohet në një seancë të vecantë, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Ilir Metës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 12/07/2020 11:55

    Ulsi po e beni balt. Populli ose sic e quani ju sovrani ju ka dhen voten,ju beni punen. Opinioni ska edhe nje fije ndryshimi. Ai eshte ushtar i bindur i seli qenit. Nga koha qe eshte vendosur ne ate godin te shenjte ai vetem ka zbatuar detyrat e saliut asgje tjeter. Sa per kushtetuten e ka shkelur Jo me kembe por me byth. Cfar do bej me shum??????????? Jo ju qe jeni jurista por edhe nje njeri i thjsht e di cesht shkelje e kushtetutes. Ju po talleni me kete derr mileti si ju ka dashur b****.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 11/07/2020 15:25

    Ulsi Manja,nuk mund te mos reagosh kur degjon artikulimet e tua ne kete interviste dhe ti krahasosh me bilbilosjet e tua te paradokoheshme...nuk di pse,po mbase nga keto artikulimet e soteshme nuk me dukesh Ulsi Manja,por nje Ulçer e Vogel malinje qe metastazon pa meshire neper deudenin e nje populli te tere,te vuajtur,te varferuar,te sakatuar e te çbere ne kete farefeje i cili deshpirimisht pret drejtesi, pse jo edhe nga ti e komisioni qe drejton. Por siç duken bathet e priftit pashket nuk do vine kurre. Ju pa perjashtim e meritoni neveretije te shpejte dhe diskretituese.

    Përgjigju
  • O tej: 11/07/2020 14:31

    Meta hajdut. Jo vetem te shkarkohet por duhet te ripet i gjalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit