A do ta mbështeste princeshë Diana vendimin e Harry-t po të ishte gjallë?

A do ta mbështeste princeshë Diana vendimin e Harry-t po të ishte gjallë?

Princeshë Diana, William dhe Harry

Pas trazirave të ndodhura në pallatin mbretëror britanik ka reaguar edhe Paul Burrell, 61-vjeçari që ka shërbyer thuajse 30 vite në “Buckingham Palace” fillimisht si ndihmës i mbretëreshës Elizabeth, e më pas si kujdestar personal i princeshë Dianës që prej 1987-s e deri në momentin kur ajo ndërroi jetë.

Por, marrëdhënia me mamanë e princave William dhe Harry nuk ishte thjesht profesionale, ai ishte gjithashtu një nga miqtë e saj më të besuar dhe e dinte më mirë kushdo tjetër se ç'ndodhte në jetën e saj.

Sipas medias së huaj, në një kohë kur të gjithë po flasin për vendimin e Harry-t dhe Meghan, të cilët donin të jetonin të pavarur nga pjesa tjetër e familjes, larg detyrave mbretërore dhe zhurmës mediatike, që i ka shoqëruar që prej njohjes së tyre e deri më tani, Paul ka risjellë në vëmendje një letër që Diana i kishte shkruar para disa vitesh.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai risjell në vëmendje fjalët e princeshë Dianës: ‘’I dua pafund djemtë e mi, dhe uroj që ata njëlloj si farat të rriten të fortë, të pavarur dhe mbi të gjitha të lumtur”.

Duke u bazuar në letrën e Dianës, ajo do ta mbështeste Harry-n në qoftë se do të ishte gjallë.

Në një dokumentar të vjetshëm “Kate vs. Meghan, princeshat në luftë”, transmetuar në “Channel 5”, Paul shprehej se Pallati i Buckingham-it është një fushë e minuar për këdo që e shkel për herë të parë.

Ai shfaqi gjithashtu hapur mbështjetjen e tij për Meghan duke thënë se ajo është një grua e fortë, e pavarur e cila pati fatin, e mirë ose të keq, të ishte pjesë e një prej familjeve më tradicionale në botë.

Ndryshe nga Diana, e cila ishte rritur në një familje të madhe, Megahn e kishte më të lehtë të largohej nga ajo jetë duke patur edhe mbështetjen e Harry-t.

Postimi i Paul Burrell

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin