'A do të bëhesh rrezja ime e Diellit?', propozimi emocionues i djalit me sindromën Down (VIDEO)

'A do të bëhesh rrezja ime e Diellit?', propozimi emocionues i djalit me sindromën Down (VIDEO)

David dhe Saris

David Cowan e Saris Garcia janë dy gjimnazistë me sindromën Down, të cilët  e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin 3 vjeç.

David vendosi që t'i propozonte vajzës në mënyrën më të mrekulleshme të mundshme.

Surpriza e ëmbël ndodhi më 26 shtator, në një lojë futbolli në shkollë, ku  David me lule dielli në dorë, tullumbace e një pankartë ku shkruhej "A do të bëhesh rrezja ime e Diellit?",  i propozoi Sarisit.

"Dashuria e tyre është e vërtetë, lidhja është e vërtetë. Ne dëshirojmë që njerëzit të dinë që janë si cdo  çift  tjetër, të cilët  bien në dashuri dhe dëshirojnë të kenë një jetë të përmbushur. Sindroma Down nuk i kufizon ata", janë shprehur familjarët në një email për CNN.

Të dy u takuan me njëri-tjetrin në klasën e terapisë së të folurit , por më pas humbi kontaktin mes tyre pasi David u shpërngul në vitin 2004. 

Muaj më vonë, të dy u regjistruan në të njëjtën shkollë dhe u ribashkuan.

"Ajo ishte aq e ngazëllyer dhe vetëm vallëzonte", tha nëna e Garcia, Wanda Cruz.

"Të dy kanë një lidhje speciale. Ndërsa ata u rritën, marrëdhënia e tyre u rrit dhe ky  ishte momenti kur ata shprehën  ndjenjat e tyre dhe treguan sa shumë kujdesen për njëri-tjetrin", u shprehën fmiljarët.

Saris nuk e dinte dhe nuk e priste që David do t'i propozonte.

"Ne jemi krenarë që të dy shkollat ​​ofrojnë mbështetjen për të dy", janë shprehur nënat e tyre.

Të dy kanë ëndrra për jetën e tyre, ku Cowan dëshiron të marrë pjesë në UCF dhe Garcia të bëhet modele e te marrë pjesë në Javën e Modës në Paris.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj