'Ngrijeni zërin për ne atje në Kuvend!' protestuesit takohen me deputetët e PD-së, Korreshi: Rama flet për satelitë, fermerëve s'u ndizet traktori

Para Kuvendit ku po protestojnë kundër paketës së re fiskale, fermerët janë takuar edhe me deputetë të Partisë Demokratike, Sajmir Korreshin, Dashnor Sulën dhe Luan Baçin. Fermerët kërkuan që deputetët të ngrenë zërin e tyre në Kuvend për problematikat e tyre, ndërkohë që ato u shprehën se duan që ministrja e Bujqësisë të shkojë atje dhe të shohë koston reale që ato kanë për produktetet e tyre.

'Gjeje t'i rrugën, atje se je deputet. Pikat kanë hallin e vet. Të diskutohet tamam në parlamentin e këtij vendi. Shikoji duart tona a duan punëtorë ky shtet?! O Sajmir ne duam pa llafe të vijë ministrja e Bujqësisë dhe të vij ta shikojë, nga mbjellja çfarë marrim se çfarë përdorim të bëhen analizat e imputeve. të vijë dhe të shohin nga mbledhja dhe të bëjnë llogarinë se sa na del. Sa e blejmë farën, plehun. Të vijnë dhe ta shohin. Ndryshe ne do ta lëmë serën e të vijë malli nga tu dojë qejfi e të shohin se sa do e blejë mallin. Ndryshe do të bashkohemi më Sali Berishën, ne jemi të majtë, por ka shkuar aty ku nuk mban më. Të vijnë e të na qajnë hallin. Në kërkojmë të bashkohemi me rajonin. Serbia e sjellë gjithë qumështin këtu. Është një subvencionim jo real për bujqësinë nga qeveria. Ndryshe në do të ikim nga ky vend. Do bllokojmë edhe rrugën, punëtor jemi nuk jemi mafioza...'- tha fermerët.

Nga ana tjetër deputeti i partisë Demokratike Sajmir Korreshi u shpreh se është i njohur me problemet e tyre, por askush nuk i dëgjon, ai kërkoi që të bëhet një plan që fermerët të dinë se ku janë. Korreshi tha se Rama flet për satelitë, ndërkohë që fermerëve nuk u ndizet motori.

'Fermeri do lekë në dorë, do të prekë realisht problemin, fermerët po i shesin produktet e tyre. Të marrim një nga pikat të kontrollohen bursat. Kjo do të rregullonte edhe informalitetin. I njoh të gjithë dhe e di problemin e tyre. Jetojmë me to çdo ditë dhe di hallin e tyre. Po lënë serat po ikin në Gjermani për të larë borxhet që kanë marrë për të ndërtuar serat. Të bëhet një plan se ku janë. Nëse ju ngrini kartonin sot, jeni vërtetë non grata dhe mirë bëjnë. Ky flet për satelitë, ne jemi tek traktorët që nuk po ndizen. Të gjithëve ju kalb shalqiri, nuk ka çuar një grup qeveria që të rimbursojë.'- tha Korreshi.

Nga ana tjetër deputeti Luan Baçi tha se këto janë mashtrime që bën qeveria, pasi e kanë vetë në dorë.


Lajmi kryesor:

Fermerët protestë para Kuvendit, kundërshtojnë paketën fiskale! Rama takon një përfaqësi të tyre: Do të gjejmë zgjidhje! Kreu i Sindikatës: Qeveria s'e njeh gjendjen reale (VIDEO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj humb jetën nga koronavirusi në moshën 70-vjeçare