A e dini kush është babai juaj zoti Hoxha? A e dini se i biri i kujt jeni?

A e dini kush është babai juaj zoti Hoxha? A e dini se i biri i kujt jeni?

Në këtë ditë të nxehtë qeshori, ku dielli duket si akuzë qiellore zoti Hoxha, u përballa me shkrimin tuaj adresuar Kryeministrit Rama si dhe disa ambasadorëve.

Fillimisht mendova se ishte një lajm i sajuar, por jo, e verifikova dhe dola në përfundimin se nuk ishte aspak sajesë. Ishit ju, që në vetë të parë i drejtoheshit kryeministrit të vendit.

Fjalia që më tërhoqi vëmendjen ishte:- Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni.

Zoti Hoxha mos keni ngatërruar baba?!

Dua të them, mos ndoshta gabimisht keni ngatërruar babanë tuaj, me një shqiptar të ndershëm?! Sigurisht që juve mund të mos t’ju interesojë se ç’mendim kanë të tjerët për babain tuaj, për sa kohë ky i fundit nuk shenjon një periudhë historike në jetën e një vendi.

Në rast të kundërt në mos ju interesoftë juve, çka thuhet për babain tuaj, i intereson historisë.

Në letrën tuaj keni treguar një ndjeshmëri të lartë kundrejt babait tuaj përmes fjalisë- Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës.

Përsëri lind pyetja- Mos keni ngatërruar baba zoti Hoxha?! Mos ndoshta nuk jeni në dijeni se sikundër ju keni ndjeshmëri ndaj sendeve të babait tuaj, ka dhe shumë njerëz që kanë ndjeshmëri tepër të lartë për plagët që hap figura dhe përmendja e këtij të fundit?!

A e dini kush është babai juaj zoti Hoxha? A e dini se i biri i kujt jeni?

Në jetë nuk mund të zgjedhim vendin ku lindim dhe familjen që na rrit. Me pak fjalë kombësia dhe prindërit na janë paracaktuar qysh në lindje. Ajo çka kemi në dorë, është të mbajmë një qëndrim kundrejt vendit dhe familjes në një moshë madhore.

Unë nuk e di se çfarë do të thotë të jesh biri i një xhelati. Kam lexuar veçse një rrëfim në një roman nga Boulaem Sansal. Dyshoj që përkon me përjetimin apo me fatin tuaj, megjithatë në kontekstin e xhelatëve të historisë duhet sjellë në vëmendjen e lexuesit…

“”Çfarë do të thotë të zbulosh papritur se je biri i një Xhelati?

Të jesh djalë i nje xhelati është më keq se të kesh qene vetë xhelat. Do të thotë që pasi të kesh rrëmuar në sëndukun e Xhelatit dhe të kesh numëruar viktimat e tij , në garazhin e vilës tënde pas shumë vitesh , të shkruash mbi faqen e ditarit tënd…..

Im atë nuk ka vrarë një njeri, ka vrarë dy, pastaj njëqind, pastaj mijëra dhe dhjetra mijëra dhe mund të kishte vrarë miliona.Në orën e llogarisë, në orën e zgjimit zgjodhi t’u kthente shpinën viktimave dhe t’ia mbathte.

Njëlloj sikur t’i vriste për herë të dytë. Kjo është e llahtarshme.Pastaj, me ndërgjegje, bëri gabimin e dytë që la trashigimtarë, duke e ditur se , herët a vonë, e vërteta do të dilte në sipërfaqe dhe se fëmijët e tij do të hiqnin picirin””‘- Boualem Sansal

Zoti Hoxha para se të kërkonit publikisht të drejtën në këtë vend dhe të shprehnit keqardhjen për humbjen e relikeve, duhet të kërkonit ndjesë, për t’u distancuar nga xhelati i kombit që përkon me figurën e babait tuaj.

Në jetë të gjithë humbin diçka. Humbim kohë. Humbim njerëz. Humbim dashurinë.

Familjes Hoxha i ka humbur ndjesa, nëse e ka njohur ndonjëherë si institucion këtë të fundit.

Ju mund të kërkoni të drejtën e mohuar në këtë vend si individ. Në çastin që këtë të fundit e kërkoni si i biri i Enver Hoxhës dhe e sillni edhe si element në kërkimin e së drejtës, atëherë duhet të kërkoni fillimisht ndjesë dhe pastaj të kërkoni të drejtën.

Situata që keni përjetuar ju zoti Hoxha, është e ngjashme me situatën që kanë përjetuar qindra familje gjatë një gjysmë shekulli. Them e ngjashme, sepse përjetimi juaj nuk ka asgjë të përbashkët me arrestimin, burgosjen, internimin dhe me jetët e pëvëluara dhe të çuara dëm.

Ju po përballeni me autoritetin absolut të kryeministrit Rama . Kanë shumë kohë shqiptarët, që përballen me këtë autoritet. Ndoshta ju e keni vënë re tani, pasi mbërriti në shtëpinë tuaj.

Megjithatë, duhet të ndiheni të lumtur. Mund të kishte shkuar dhe më keq. Me pak fjalë, keni të drejtë kur në fund të letrës i shprehni mirënjohjen policisë së shtetit për sjelljen e mirë. Mund të ishit përzënë edhe me gaz që në të gdhirë nga banesa juaj. Policia është treguar krejt e sjellshme me ju.

Lidhur me të drejtën që kërkoni tek kryeministri i vendit, kam frikë se kërkesa juaj do të refuzohet. A e dini pse?

Epokat historike sa ç’janë të ndryshme janë edhe po aq të ngjashme. Kam përshtypjen se koha që po jetojmë është një deja vu e errësirës prej gjysmë shekulli që jetuam.

Kam frikë se do t’ju ndodhë sikundër i ndodhi asaj vajzës së vogël të Agron Tufës tek libri “ Kur këndonin gjelat e tretë”.

-Më thanë tako sekretaren e Haxhiut, Nexhmie Hoxhën. Ah, më gënjeu fytyra saj e amël dhe vështrimi kureshtar prej qelqeve të syzave. U mbusha me shpresë. Në vend që të flisja, qaja. Iu luta që t’ia falnin jetën Axhës Dedë. ” Nuk kam asnjë njeri tjetër në këtë botë”- i thashë.

– Pse t’ia falësh jetën atij? Ai është armik i popullit!

– Axha asht meshtar,- thashë. Ai e ka zemrën plot dashuni për njerëzit.

– Hiq dorë,- më tha buzagaz ajo:- ti mund të bëhesh bijë e Partisë.

– Ma bani kët nder, zonjë: s’kam as babë, as nanë, veç kët axhë. S’do t’ua harroj nderën, sa të jem gjallë!

– Shkruaj një lutje këtu dhe do ta analizojmë,- tha ajo duke u ngritur ngutazi.

Më 9 Maj dhe pse rrija tek porta e Kuvendit Popullor, përgjigja më erdhi në zarf. Me shkrim

” Lutja yte, refuzohet!”.

Post Scriptum- 1944- Shqipnia e terrorrizueme kishte ra në koma. Njerëzit e ditun nuk dijshin ma kurrgja dhe njerëzit e paditun kishin në dorë gjithçka. – At Zef Pllumi – Rro vetëm për me tregue

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erion N.: 03/07/2020 01:31

    Gjithcka te gabuar munde te beje i ati, nuk mundet te rendoje pra tek i biri. Ky mbeshtetur tashme ne nje koncept universal ku asgje dhe kurkush nuk mund ta kundershtoj,kjo per te vetmin dhe shume te thjeshtin koncept(dhe jo vetem)..qe cdo njeri eshte pergjegjes per veten dhe veprimet e tija(kjo kur nuk jane te nderlidhura me tjetrin). Per cfare flet ky artikull?? Phh per mua ne kete pike qe eshte dhe rrenjesor eshte shune pak i menduar mire.

    Përgjigju
  • Kasem: 02/07/2020 13:41

    Uau. Sot ne 2020 ende vijon mentaliteti qe femijet te paguajne per etrit. Po edhe pse ishte diktator e xhelat, reliket jane relike dhe jane personale. Cka ketu per mos ankuar? Cdo njeri meriton te trajtohet me dinjitet moj zonje artikullshkruese. Sipas menyres suaj te krahasimit, meqe Enveri qe diktator te birit nuk i lejohet te kete te drejta apo liri. Posi. Po pse moj zonje nuk na shkruan nje artikull per te gjithe bijte e eterve kriminele e xhelate ku nderkohe ne edhe qeverisemi nga njeri prej tyre! Apo ky eshte ndryshe, ashte biri i nje nga servileve te kryexhelarit.

    Përgjigju
    • Edi Malaj: 02/07/2020 14:57

      me sa lexova une nuk kishte te shkruar qe te paguajn femijet per eterit por edhe nese ishte keshtu pse mos te paguajn pse jo kasem kur favoret qe kan perfituar prej tyre kan qen te pelqyeshme pse pagimet jo ti mund ta kesh perjetuar ate kohe dhe e din me mire se un dhe te tjer qe jemi me te ri por une mund te them dicka kur dikush me jep rrespekt sepse e din biri i kujt jam mua me pelqen shum jo se po me rrespekton mua por sepse po rrespekton figuren e tim e´ti e prap nese im´ate i ka patur dikujt naj <borxh> jam dakort tja shlyej sepse jam biri i tij

  • TAQI: 01/07/2020 11:51

    O USA TI JE MË KEQ SE EDVERI SE STË THOT NJERI TY GJË ÇA MENDIMI KE. PRA NË DEMOKRACI SEKUSH MUND TË THOT ÇFAR MENDON. SKA RËNDËSI SE MENDIMI TIJ ËSHTË I DREJT APO I ZHDREJT. LIRI E FJALËS ËSHTË FLORI. PO TI SJE KUR NË USA SE PO TË ISHE ATY NUK DO SHAJE PSE NJERZIT KAN MENDIME TË NDRYSHME. PRANDAJ MOS E ENDËRO USA SE SKE SHANC ME SHKU TI ATJE ME KTO LLOI MENJE QË KE TI.USA TI E ËNDËRON ME SY HAP O TRAP.

    Përgjigju
  • Ballkanas: 01/07/2020 01:07

    O Njerez sa te ulet jeni nga morali dhe dinjiteti njerzor Ju bisht qeni keni qene dhe bisht Qeni do te mbeteni o kelysha te kuq Normal ky popull ka akoma nostalgji per Turkun dhe pa dyshim akoma me shume per Enverin qe ju a ka shpelare trurin si i thone asaj fjele dhe budadhaj e ka mire per esap te tij Te lumtur jeni ju qe jeni injorante

    Përgjigju
  • USA: 30/06/2020 23:07

    TE pergezoj per SHKRIMIN .SHUME TE PERGEZOJ !! JAM KUNDRA ketyre komentuesve neokomuniste DHE rilindas QE shajne para SE te QAJNE per CKA perjetuan .Sr EDHE KOMUNISTET EDHE Spiunet e Moren NGA nje shkop NE BYTHE e U martonte GRATE Enderri( e kam FJALEN per ENVER htlerin) SIC dhe PO JU tredh baballaret EDVIN BILEPRERI .TE GJITHE ME BILE PRAPA THOTE RRAMA . TE GJITHE NGA TRE KATER GRA THOTE RAMA .BURRAT ME CITJANE DHE GRATE ME SHAMI PO PA FUSTANE .VIRUSI KOMUNIST ESHTE NDERZYER ME KETE CORONEN DHE DUHET VACCINA TRUMP PER TA SHUAR ATE ME GJITHE MBARTESIT .JAM ME FAT QE JAM KETU NE AMERICE POR SHUMICA E SHQIPETAREVE KETU i KANE AKOMA SYMPTOMAT E KOMUNIZMIT .

    Përgjigju
    • Arben Neziri: 02/07/2020 15:21

      Zonja Elsa dhe ti I quajturi USA.Nuk ju njoh por nga shkrimi ju njoh. Me siguri z.Elsa po te kishe patur mundesi te zgjidhte prinderit,do kishe zgjedhur kopjen e Bill Gate,Australi e ndonje Brad Pit. Por nuk mundesh? USA Jo me Amerike te te cojne por sikur per shtepi te te japin Eifelin ti nuk mbush (I thone nga anet tona) Po kerkon vetem pronen e tij,nuk po kerkon as bustin dhe as pioneret e Enverit. Eh Shqiperi,me Bushatn,Ballen dhe Murrizin,fut dhe politikanet e 30 viteve,me mire te na pushtojne

  • Elona: 30/06/2020 20:01

    Elona Pupirona dil nga anet tona.. mishe raki pastaj Lala

    Përgjigju
    • O tej: 30/06/2020 23:19

      Cfar i ben Lala i kendon kulufruthin

  • Mustafa: 30/06/2020 17:25

    Asgje sesht e vertet do presim gjykimin

    Përgjigju
  • MUKAÇU E SUNTAUL: 30/06/2020 16:47

    O ELONA CASLLI PO TI E DI KUSH ËSHTË BABAI JOT TA KA TREGU NONA JOTE APO DHE AJO SE DI SE ME KË TË KA BËR SE KAN QEN 5 A 6 MESHKUJ E NUK E DI ME KË E KA NGA KTA TË 6 PYTE MBASE E GJEN DHE TI BABAJN BILLOGJIK. MOS TË NGELESH KOPILE GJITH JETËS.

    Përgjigju
  • Arian: 30/06/2020 15:35

    Zonje, une nuk te kam autorizua te flasesh ne emer tim dhe une, jam populli apo jo? Kete pyetje, kishe bythe tja beje Gramoz Pashkos ti ne kohe demokracie?! Ti a e di qe ai gjysem shekulli erresire na ka lene trashegimibijte e vet sot si nga e majta edhe e djathta?! Ti a ke guxuar ti besh ndonje pyetje te perafert ish kryeministrit tend te pranuar ne Parti ne 8 nentor? E kam fjalen per ate ish kryeminister qe pas tridhjete viteve, akoma bertet kunder komunizmit dhe akoma na fton te dalim rrugeve me dhune - dihet - per ta bere Shqiperine si Europa! Ti a e di qe ajo qe kerkon Ilir Hoxha hyn tek te drejtat themelore te njeriut dhe pikerisht, kjo eshte nje nga vlerat e demokracise? Elona! Do bythe te gjesh dhe te anuncosh nje lajm, te kerkosh temen e ta analizosh ate por, me e veshtira besoj, eshte te mund te jesh teresisht i/e cpolitizuar dhe, e di? Ne Shqiperi, vlen shume ajo thenia "kush nuk eshte mekatar, te ngreje gurin i pari"!

    Përgjigju
  • Sali Berisha: 30/06/2020 14:11

    I pa harruar kujtimi i Enver Hoxhes.Jete te gjate femijve qe me hapen syte me hipen ne varken e Enverit ne Drilon

    Përgjigju
  • Ardian Bejleraj: 30/06/2020 13:34

    Ne te gjitha aspektet nuk bie poshte thenia e Reganit komunistat e kane lexuar Marksin Antikomunistat ata qe kane kuptuar. Dhe diktatoret nuk jane komunista por njerez te vegjel o popull shqiptar ai plehre e kombit vetem udhehoqi ju ne bashke te gjithe kontribuan ne ndertimin e vlerave njerezore arsimimit dhe shendetesise ne jemi ata qe flem gjume ne kohe diktature dhe kohe demokracie dhe ne jemi ata qe i permbysim te dyja. Njeriu qe fal lirine per te pasur sigurine nuk eshte njeri i afete as i sgurise se tij por edhe as dhe i lirise.

    Përgjigju
    • Arben Metani: 30/06/2020 14:57

      Z. Bejleraj pershendetje! Sot a nuk po leshojme lirine tone per te pasur sigurine dhe mirqenien? Problemi nuk eshte tek udheheqesi diktator por tek respektimi i ligjit nga individi. Cdo sistem ka kufizimet dhe sakrificat e veta, idjeshmi dhe i sotmi. Ilir Hoxha po kerkon vetem zbatimin e atij ligji qe vete sistemi e ka bere. E djeshmia e tij dhe e familjes tije nuk hyn azgjekundi ne kete problem te tij. Gazetaria thjesht ka probleme te vetat, te pazgjidhura, me te kaluaren. Urrejtja per kedo dhe kurdoher te con ne gabime dhe vuajtje, te erreson arsyen. Kete e thote shume mire vete At Zef Pellumbi.

  • DUKATI: 30/06/2020 12:58

    Po femijet e politikanve sot te kujt jane. Jo nuke jam as pak dashamires I politikes te Enverit perkundrasi. Por kur flet per tjeter ben analysis per vete. Politika sot. Hajdut Drog arem korroupsin.Ateher per care flasim.

    Përgjigju
  • Erjola: 30/06/2020 10:07

    Sot ka ardhur dita ne Shqiperi te themi: O Enver ku je, me mire ti, se keta lloj injorantesh, hajdutesh qe po na pijne gjakun!!!

    Përgjigju
  • Ce doni emrin: 30/06/2020 09:59

    Po, si nuk ke turp qe Kritikon nje burre kaq te madh si Enveri mor I felliqur, ishte ai qe I dha Identität atij vendi, ishte ai qe e ndertoi, ishte ai qe qyteteroi, ishte ai qe e shkolloi, ishte ai qe vuri drejtesi dhe ligj.e kunderta Jane keta felliqesira qe ti si felliqesir po u del mbrojtje, Jane keta qe e poshteruan identitetin tone Jane keta qe po e shkaterrojne Jane keta qe po e zhdukin qyteterimin, Jane keta qe po perhapin analfabetitizmin dhe Jane keta qe Kane ngritur nje sistem te korruptuar qe po shkaterrojne shoqerin dhe se fund I je dhe ti nje plehre qe shkruan te gjtha te kqijat per njeriun me te nderuar qe ka pare historia shqiptare,edhe nje fjale e kam per ate nokun qe mallkon Ata qe mbrojne Enveri. Nuk te ze mallkimi I budallait noku

    Përgjigju
    • Nurie: 30/06/2020 13:00

      Sa per tju kujtuar periudhen qe perjetojme: zduku Tuberkulozin qe eshte frike edhe ne vendet e zhvilluara dhe tani po rilulezon

  • ola: 30/06/2020 08:41

    te gjithe e dime i biri kujt eshte, por ti nuk e ditke qe ky ndryshe nga bijte e komunistave te pas '90 sic eshte birisha yt, apo luli, meta, rama...ka ngel pa shtepi. Shifi pak deklaratat e pasurise te bijve te ithtareve te tu !!! "A e dini ju se i biri kujt jeni"...moj budallacke, keto pyetje i bente Enver Hoxha, tani jemi ne demokraci moj mjerane !!! Lufte klasash prape do bejme sic beri kryekrimineli birish, 28 vjet komunist?! Nese ky ka vrare futeni ne burg, nese kerkon te drejten e tij, lereni ta kerkoje, madje dhe mund te mos i realizohet sic nuk i realizohet shume shqiptareve, por jo ta denigrosh !!! Shqiptarja.com, mos u bej pjese e ketyre palaco gazetareve, qe na kthejne ne diktature !!!

    Përgjigju
    • lemi: 30/06/2020 10:34

      TI QE KE MLLEF VAZHDO ME PUSHKATIMET EDHE SOT NE ME DEMEK DEMOKRACI DHE DO SHOHESH SE NE 1 MENYRE A 1 TJETER EDHE NIPERIT E TU DO TE PUSHKATOHEN ! URREJTJA SJELL VETEM TE KEQIJA, POR DUKE QENE SE TI ME 1 TE AFERM TE PUSHKATUAR SHKON E VOTON NJE KOMUNIST SI SHPETIMTARE I DMOKRACISE, MBAJE ME SHENDET O POPULL IDIOT!

    • Luan: 30/06/2020 10:21

      Jam dakord. S'merremi me faktin qe IKMT ka shkelur procedurat, i nxjerr njerezit nga shtepia brenda dites, pa i paralajmeruar, po merremi me kush eshte babai i ketij. E c'me duhet mua? Une dua qe kjo republike bananesh ku jetojme te zbatoje procedurat, te lajmeroje njerezit perpara se ti prishi shtepine, dhe ti japi demshperblimin. Kjo eshte ceshtja. I biri i kujt eshte pak rendesi ka.

    • Populli: 30/06/2020 09:18

      Ke te drejte qe e mbron se nuk do te kene pushkatuar njeri ne ato kohra. Ne fakt i vetmi faj qe ka ky popull ishte qe nuk i vrau te gjithe sic beri me Causheskun e te shoqen. Sa per padijrnine e ketyre bijve te Enverit mendoj se nuk eshte e vertete. Nexhimija me enverin thjesht i mbajten larg angazhimit qe ti ruanin po te ndodhte gje

  • Kliton: 30/06/2020 07:58

    Me habisin ca qe thone , qe i biri nuk ka faje se ca ka bere i ati dhe qe jetojme ne demokraci, dhe me siguri qe jane keta tipa qe prinderit e tyre kan qen bashkpuntore te Enverit dhe s'kan lene njeri pa spiunuar duke marr ne qaf qindra familje vetem se kishin nje mendim ndryshe, nje gje krejte normale ne nje vend Demokrat... Ose disa te tjere qe thone qe Enveri beri elektrifikimn e vendit, beri shkolla, beri spitale,, qjera normale per nje kushdo ne krye te vendit mund ti bente pa perdorimin e dhunes e diktatures.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 30/06/2020 07:45

    Jeta mijravjecare ne bashkesi e mesoj njeriun ne respektimin e detyrueshem te rregullave te bashkejeteses. Dhe rregullat e bashkejeteses vendosen nga vete njerzit me voten e tyre direkt dhe indirekt. Kushdo qe del ne ku dershtim me keto rregulla, qofte edhe ai qe populli vete e ka vene per ti bere dhe zbatuar ato, denohet. E kur me mire se ne kohen e Enver Hoxhes kjo u be e vertete per popullin tone? Asnjehere. Zbatimi i ligjit dhe vetem ai, ne cdo lloje sistemi, eshte qe te ruan nga renia ne gabime me dashje apo jo. Znj. gazetare perse duhet te persekutosh mediatikisht familjen e Enverit kur ai kerkon vetem zbatimin e ligjit? Kjo qe kerkon dhe shkruan ti eshte persekutim njesoj si gabimet qe u bene ne at sistem, por jo per fajin e Enver Hoxhes. Azgje nuk ke mesuar nga gabimet e atij sistemi Znj. gazetare. Ajo vajza, ne shkrimin tend, kerkonte falje per xhaxhane e saj, nga personi qe populli e zgjodhi te zbatonte rregulla e qe kishte vendosur vete. Kush ishte Nexhmija te dilte mbi ato rregulla? Ti zonja gazetare nuk pranon zbatimin e ligjit qe populli ka vendosur per rastet e shpronesimeve. Kush eshte shpirt keqe dhe injorante ti apo e ndjera Nexhmije? Nuk jam nostalgjik qe nostalgjia te erresoj arsyetimin. Kerko zbatim te ligji Znj. gazetare, ne cdo lloj sistemi, pikerisht ate qe vendos populli ne te gjitha sistemet, qe te mos biesh pre e hakmarrjes se verber dhe injorante brenda teje. Ndryshe do perfundosh viktime e ketij sistemi si ata qe rane viktime e sistemit qe ti shan me pa te drejte. Kete qe ben bota perendimore sot. I referohen ligjit dhe jo se i biri i kujt eshte personi qe kerkon drejtesi. Familja Hoxha ka kerkuar publikisht falje per gabimet qe ata si drejtuas, apo sistemi ku ata ishin drejtues, beri. Znj. gazetare nxirre mesime nga historia, ashtu si familja Hoxha nxorri menjehere sapo populli i kthehu krahat atij sistemi, dhe jo ti qe akoma pas 30 vjetesh nuk i ke nxjerre. Vazhdon te njetat gabime te persekutosh njerzit edhe kur ata kerkojne zbatimin vetem te ligjit qe ti vete e ke bere me vote direkte apo indirekte.

    Përgjigju
  • Demokraci: 29/06/2020 23:20

    Një femër mendoja që falte dhe gjykonte më kthjellët, duke mos ngatëruar një luftë klasash me një tjetër, po ENVER HOXHA kishte 1000 gabime faje e cdo të metë, por pse duhet të sillen me të pasmit e tij më vitin 2020 me të njëjtën mënyrë që sillej PPSH me armiqtë e popullit dhe të deklasuarit?! Jemi popull primitiv dhe mirë të na bëhet që jemi në këtë disnivel me Europën.

    Përgjigju
  • E majta: 29/06/2020 22:54

    Kush eshte kjo gazetarja qe ka shkruar eshte mjerane sillet si Enveri vet. Djali i enverit eshte nje shtetas si gjith te tjeret ne demokraci. Kurse ju qe shkruani jeni nje Enveriste vogel qe doni te forconi luften e klasave.

    Përgjigju
  • Jim: 29/06/2020 22:33

    Nuk e njoh kete zoterine te birin e Enverit por kjo nuk ka rendesi se I biri I kujt eshte Gjykimi qe Ju I beni eshte e gabuar pavaresisht se kush eshte babai i tij Cdo njeri ka te drejte te jete krenar per prejardhjen e tij Por pavaresisht te gjitha paragjykimeve qe I ka bere zonja ne kete artikull me pa te drejte askush nuk ka te drejte ta denigroje ta marre neper kembe Te gjithe me democraci jane te barabarte para ligjit!

    Përgjigju
  • Eri: 29/06/2020 22:18

    Po eshte I biri I Enver Hoxhes,gjate rruges behen edhe gabime,eshte I biri I Enver Hoxhes qe SE pari u shduku analfabetizmin,elektrifikoj shqiperine,hapi cerdhe,kopshte,shkolla,universitete,spitale dhe doktor dhe ambulance be cdo fshat te shqiperise,maternitete poashtu,ngriti uzina,fabrika,kombinate,derma,Thau kenetadhe ndertoi qytete,Ka bere me shume SE cdo politikan ne shqiperi,me vjen keq per burgosjet dhe viktimat eatij sistemi por burgosje Ka patur Ka dhe do te jete SA te kete jete njerzore,Enver Hoxha emancipoi gruan shqiptare,Enver Hoxha e gjeti shqiperine te varfer she te rrenuar,por punoj per populli dhe Jo per veten kete e din te gjithe,Nexhmija vdiq ne pulari e tiranes be nje shtepi te improvizuar,athere Ilir Hoxha eshte krenar per babain e tije,eshte krenare per veprat e tije,eshte njeriu qe beri shume per polullin,a Ka patur gabime po Ka patur por pergjithsisht pervec luftes SE klasave qe e denoj personalisht ate sistem por Jo Enverinpor ato qee rrethonin ,ne shqiperi nuk kishte te pa Pune,mbarohe shkollen per dy have filloje Pune,ja pra KY ishte Enver Hoxha,po sot a wshikoni cfar po ndodh.

    Përgjigju
    • Titi: 30/06/2020 20:48

      Te rrojne shqiptaret studentet dhe i paharruar Azem Hajdari qe ndryshoi ate sistem ku u mohua e drejta e fjales ju mohua e drejta per te emigruar u mbajt i izoluar dhe ne inernim dhe i shfrytzoi si skllever gjith popullin shqiptar ku sot gjysma e popullit jeton jasht kur ti zoti ilir beu beje jeten e nje princi i nderroje shtepit ne cdo stin te vitit dhe keni tallur nje popull te tere ju meritoni me shume nga nje internim te pa fytyr

    • Taku: 30/06/2020 15:29

      Sipas teje Lenini,Stalini,Fidel Kastro,Kadafi,Sadami i zhvilluan vendet edhe më tepër se ne por kanë bërë krime njësoj si diktatura tek ne.Kur flet gjërat vlerësohen në total jo zgjedh anët e mira dhe lë të këqijat.Kur e morì pushtetin Tarrasi që na e rrasi për 45 vjetShqipëria ishte më mirë se Greqia ,Mali i zi,Serbia,Rumania,Bullgaria kur e la vendi i fundit në Europë dhe vazhdojmë të jemi

    • Noku: 30/06/2020 01:43

      O ju qe mbeshtesni enveri mos pafshi dit t mir

    • Arberi: 29/06/2020 23:01

      Te lumt Eri ke shkrujt vetem te verteten. Ajo nuk eshte gazetare4 eshte nje person i politizuar.

    • People: 29/06/2020 22:53

      Pse cte keee pst pri enverit s ai ishte ttim i radhe fhe beni cte doni me komentet por sa we gjslle v sad hin ju hsnte

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun