A të uroi Meta për rizgjedhjen në krye të LSI? Kryemadhi: S'kam marrë mesazh, u lumturua që vura maskën (Ç’ndodhi me votuesit në Skrapar)

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka deklaruar se presidenti Ilir Meta nuk e ka uruar pasi u rizgjodh në krye të LSI, por ai ka qenë interesuar të marrë informacion mbi pjesëmarrjen në votime.
Kryemadhi shton se Meta është lumturuar që ajo ka vënë maskë, dhe këtë e quan një meritë të tij. Ai ka qenë i pari që i ka dërguar foto me maskë, thotë Kryemadhi. Ndërkaq ka treguar se çfarë kishte ndodhur me fletët e votimit në Skrapar e Poliçan.

"S'kam marrë mesazh. Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar! Ma tregoi Silva, kur kanë ardhur procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit kanë ardhur procesverbalet me Monika Ramazan Kryemadhi, në kllapa Meta. S'më ka uruar por ka qenë kurioz të dijë për pjesëmarrjes sepse ska qenë në  Shqipëri atë ditë por në Dibër të Madhe në Mansatir prej një aktiviteti.

Vetëm për një gjë ka qenë i lumtur që kam vendosur maskën dhe kjo ka qenë një nga arritjet  et ij. por më detyroi anëtarja e KQZ e cila më tha se nëse nuk vendos maskën sdo të votosh. Foton me maskë ma ka dërguar ai i pari përpara se të ma dërgonte klajdi. Është debat interesant në vazhdim  e sipër", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi e prerë: Pozicioni i LSI në marrëdhënie me opozitën i patjetërsueshëm! Taktitat e 'Rilindjes' s'çedojnë qëndrimin tonë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës

Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës