A je aq i fortë sa të mbash në maskë?' Ambasada Italiane mesazh sensibilizues për COVID-19 përmes mjekëve që erdhën në Shqipëri

Ambasada italiane ka realizuar një video sensibilizuese për mbajtjen e maskave dhe respektimin e rregullave të sigurisë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes mjekëve që erdhën nga Italia për të asistuar në Shqipëri, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen duke respektuar rregullat për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

"Gjatë këtyre muajve kemi mësuar të njohim Covid19.

Një mënyrë për ta kontrolluar epideminë, por na duhet ndihma e të gjithëve e mjekëve dhe e infermierëve, politikanëve e mbi të gjitha, e qytetarëve. Së bashku jemi më të fortë, nëse numri i të infektuarve rritet, spitalet dhe terapitë intensive nuk do t'i kurojnë dot të gjithë ata që kanë nevojë. Nëse mendon se je i fortë dhe virusi nuk të tremb, kemi nevojë për ty. Neve kemi nevojë për ty. Një stil jete i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm. Vendosja e maskës nuk të mbron vetëm ty, mbron më të dobëtit dhe komunitetin. Ideja është që të lash duart dhe të mbash një distancë sigurie me të tjerët.

Je aq i fortë sa të mbash një maskë?

Je aq i fortë sa të lash duart?

Je aq i fortë sa të mbash distancën e sigurisë?

Je aq i fortë sa të vendosësh një maskë", thuhet në videon e publikuar nga Ambasada Italiane.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!