A ju uroi miku juaj Edi Rama që mposhtët Covid-19? Ja si përgjigjet Nora Malaj

Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.

Teksa ishte e ftuar sot në një lidhje Skype në Report TV për rrëfyer betejën me Covid-19, gazetari e pyeti ish-deputeten nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid.

Malaj tha se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenë periudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht.

"Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim. Në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqën e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën", tha Malaj.


Lajmi kryesor:

Malaj për Report Tv: Përjetova djersët e vdekjes, dhimbja më e madhe që kam pasur! U infektua edhe bashkëshorti (Ja dita më e vështirë)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra