A ka dhënë efekt maska me detyrim? Brataj: Duhet më shumë kohë, spërklat kanë 70-100 viruse! Lokalet do mbyllen po s'u respektuan masat kundër Covid

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ka folur mbi situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi prej pandemisë Covid, konkretisht për rritjen e rasteve ditore dhe rregullin e ri për mbajtjen e maskës në çdo ambient përveç shtëpisë.

Ai tha se duhet më shumë kohë që ky rregull të japë efekt. Këtu ka folur edhe për rëndësinë e maskës, duke thënë se spërklat kanë rreth 70-100 viruse. Sa i përket mbylljes së lokaleve dhe restoranteve siç ka ndodhur në shumë vende të tjera, ai tha se një masë e tillë do merret nësë nuk respektohen rregullat.

"Që të japi efektin maska duhet të paktën 3 ose 4 javë. Për këtë mund ti referohemi Kosovës që pati një rritje dhe maksa i uli numrat. Janë bërë studime për të parë sasinë e spërklave që ne nxjerrim dhe sasivnë e virusit që nxjerrim. Janë bërë studime për të parë sasinë e spërklave dhe të virusit që mbajnë.  

Nëpërmjet ajrit nuk kishte një studim që të thoshim përhapet dhe në çfarë mase. Dihet që viruset përhapen në ajër smund ta përjashtosh domethene këtë. Fakti që gjatë një bisede të lirë një person i infektuar mund të nxjerrë 600 deri në 1000 spërkla në 1 minutë ato mund të shkojnë deri në 1 metër distancë. Spërklat kanë 70-100 viruse.  Më problem është kolla dhe teshtitja.

Fakti i maskës, filtri mban apo sman virusin. Maksa me filtër është për mikrobe dhe plluhura. Maska profesioanle deri në 99% të mbron. Virusi kalon përmes spërklave. Në fillim jemi në mes të rrebeshit. Mjafton edhe një shall ta vësh para fytyrës të mbron, ndoshta jo si maska por të mbron", tha Brataj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Brataj paralajmëron: Jo ilaçe nga kushëriri! Lokalet dhe restorantet do mbyllen po s'u respektuan masat e Covid

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka këshilluar qytetarët të ruajnë rregullat kundër Covid. Një prej këshillave ka qenë të mos marrin ilaçe nga kushërinjtë por të kosultohen me mjekun.

Ndërkaq ai shton se nëse nuk respektohen masat, mbyllja e lokaleve, bareve e restoranteve nuk do diskutohet.

"Njerëzit të gjithë që marrin në telefon a do mbyllemi. Zotëri respektoni rregullat, kjo punë nuk bëhet vetëm do bashkëpunim. I vetmi moment në histori që duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Jo ilaçe nga kusheriri, nga mjeku. Tani  që po vija lokalet jo plot dhe të rinjtë jo afr njëri tjetrit. Pse duhet të diskutohet a mbyllen baret dhe restorantet nëse nuk kontrollohet situata. Do merren masa nëse nuk respektohen rregullat", tha Brataj.

Ish-kreu i ISHP Besnik Jakaj i ka bërë thirrje institucioneve dhe qeverisë që të marrin masa, në rast se situata përkeqësohet.

"Të respektohen të gjitha rregullat. Të ruhet higjiena, të përdoret maska. Doja ti bëjë një thirrje ministrisë dhe qeverisë. Të shtojnë fondet. Të rrisin numrin e gatshëm për skenarin më agresiv. Tapërballojnë me sukses", tha Jakaj.

Ora 22:14
Përkeqësohet situata e Covid në Gjermani, mjekja shqiptare: Deri në 25 mijë euro gjobë nëse del pa maskë

Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar dhe se vendi rrezikon të shkojë drejt një mbylljeje.

Ajo ka deklaruar se gjoba nëse njerëzit dalin pa maska është deri në 25 mijë euro.

"Deri 25 mijë euro gjobë në Gjermani nëse del pa maskë. Kjo ndodh nëse nuk bëhen lajmërime me shkrim.

Ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme nga ana e ministrisë dhe të hënën do të vendoset definitivisht nëse do të ketë një mbyllje të dytë", tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muli: 29/10/2020 07:35

    Mendoj ti japim Nobel per futja pordhes Skenderit

    Përgjigju
  • Expert: 29/10/2020 06:53

    Aman me kto doktorr dhe ekspertet shipta se e dim mir vet se sa te zot jan,me hak po te perfshiheshin ne tregtimin e zazavateve do ishin shum me te dobishem,e di un se si do zhduket virusi,kur te ngrihen gjith popujt ne kemb dhe te kercasi dajaku kunder zagarve qeveritar te djallosur

    Përgjigju
  • Kujtimi: 29/10/2020 00:37

    Po mbyllet lokalet nuk keni per te marre asnje vote....

    Përgjigju
  • Frike: 28/10/2020 23:58

    Cfare prisni mbyllni lokalet ato jane burimi i perhapjes se covidit

    Përgjigju
    • adi: 29/10/2020 10:27

      fiks, kush ecen duhet maska, po aman kush ben vrap, biciklete dhe KUSH ULET NE LOKALE ME 2873182763 njerez brenda ku ben virusi dasem aaaaa aty sduhet, fundja ce do nje kollitje aty plasi.llogjika e edi rames -999

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij