A ka një ofertë? Duka 'sponde' dhe kritika Bashës: Duhet të fusi kryetarët në lista për deputet! Po sillet shumë butë, në zgjedhje 2 ose 3 koalicione

Kreu PAA, Agron Duka, i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" teksa ka folur për garën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit, ku e gjithë opozita do të jetë me një listë të përbashkët, i ka çuar sponde Bashës se duhet të fusë në lista kryetarët e partive me patjetër. Gjatë intervistës nuk kanë munguar as kritikat për kreun demokrat për të cilin tha se nuk po sillet si një lider por shumë butë, duke i lënë hapësirë kryeministrit Edi Rama të bëjë çtë dojë. 

"Oferta pothuajse është publike. Nuk kqa me ndje te acartur se mund të mendoje se kemi qenë punërtor të Bashës dhe të PD. Përderisa u bë ky Kod Zgjedhor atëherë basha duhet ti fusi kryetarët e partive në listë apo jo. Kjo është oferta. me gjtihë këtë lloj oferte që uën besoj se do të realizohet nuk ka nevojë fare për me marrë ndonjë komnfirmim se ska mundësi të jetë ndryhse apo jo.  Por unë mendoj se partia agrare mund të ngjisi ndonjë dobi tjetër ndaj opozitë së bashkuar. Mund të ketë vështirësi për mandatoin, por besoj se dhe kështu  e kemi marrë. Këto janë negociatat që kemi bërë me Bashës. këto negociata janë pothuajse publike  por të kushtëzuar nga mënyra si po shkojmë në zgjedhje", tha Duka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Duka kritikon Bashën: Po sillet butë, sot duhet të ishim mbledhur urgjent! Në zgjedhje me 2 ose 3 koalicione

I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" Kreu PAA, Agron Duka ka kritikuar sjelljen e kreut demokrat Lulzim Basha, i cili sipas tij po tregohet shumë butë. Teksa tha se disa thonë se Basha ka vizion perëndimor, Duka shton se nuk është dakord që  të rrinë e të shohin çfarë bën kryeministri Edi Rama.

"Gjithmonë kam thënë se do isha për një rrugë më të ashpër. Nëse ky do tentojë në parlament siç kaloi rradhën e parë ta kalojë dekretin të bëjmë një protestë para parlamentit, por jo hiç.

Fryma popullore është anti Ramë. Mirë këtë po e lëmë të vazhdojë me të fortit. Fryma popullore ka qenë dhe anti Enver. Nuk po them që do të kthehetnë regjim siç ka qenë por autoritar. por autoritar jemi të gjithë që po  e shohim.

Ky është një rrezik shumë i madh. Ska pse të preokupojë më shumë ndërkombëtarët sesa ne që jemi këtu. Ça do bëjmë ne. Mua më duket sjellja e butë e Bashës, megjithëse ka  njerëz që thonë ka vizion perëndimor, unë sjam dakord për opozitë të dhunshme por as të rrimë e të shohim këtë se çfarë bën këtu.

Mendoj sipas meje, ne duhet të bashkoheshim urgjent sot e gjithë opozita dhe të merrnim një vendim si do reagojmë karshi kësaj sjellje të kryeministrit. Meqë jam te studioja jote, po e them, se ku do ia them unë Bashës, ke dëgjuar se kemi bërë ne një takim sot. Mua sme duket se është sjellja e duhur", tha ai.

Kurse për garimin në zgjedhjet e ardhshme ai tha se do të ketë 2 ose 3 koalicione.

"Do ketë 2 ose 3 koalicione në zgjedhjet e ardhsme", tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Lushnjës me 2 të vrarë në 2017, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun

Masakra e Lushnjës me 2 të vrarë në 2017, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun