A mund të harrohet shpejt marka ‘Made in Germany’?

A mund të harrohet shpejt marka ‘Made in Germany’?

Foto ilustruese

Gjithnjë e më pak të diplomuar në shkolla gjermane po zgjedhin një kurs studimi me drejtim teknik. Për të ruajtur rolin si një komb industrial, Gjermania ka nevojë për inxhinierë nga jashtë.  

Praktikant te koncerni MAN

Kur Robert Weiß ishte fëmijë, ai e kalonte kohën e lirë duke riparuar makina me të atin. Ky pasion kontribuoi gjithashtu në vendimin e tij për të ndjekur vetë një karrierë në inxhinieri, duke punuar në industrinë hekurudhore dhe automobilistike të Gjermanisë përpara se të tërhiqej në universitet.

Sot Weiß është dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Mekatronikës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Karlsruhes dhe me ngurrim konfirmon se studentët nuk tregojnë më aq interes për fushat teknike si dikur. Pesë vite më parë, për çdo pozicion në programin e tij aplikonin mesatarisht shtatë persona, thotë ai për DW. Sot, ky numër ka rënë në tre.

"Kjo është vërtet shqetësuese," thotë Weiß. "Dhe është një problem për universitetin. Ne duam të plotësojmë programet tona sa më shumë që të jetë e mundur dhe të trajnojmë sa më shumë inxhinierë. Kjo gjithashtu ka një ndikim në industri, në ekonomi dhe në Gjermani në tërësi nëse nuk ka mjaftueshëm inxhinierë."

Transformimi i gjelbër në rrezik

Inxhinieria gjermane respektohet në mbarë botën për cilësinë dhe inovacionin e saj. Por ky reputacion është në rrezik. Numri i të rinjve që zgjedhin të studiojnë lëndët STEM - shkurt për matematikë, shkenca kompjuterike, shkenca natyrore dhe teknologji - ra me 6 për qind në vetëm një vit, sipas një studimi të publikuar së fundmi nga Zyra Federale e Statistikave.

Shumë vende tani po luftojnë me mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Në Gjermani, kësaj i shtohet edhe fakti se shumë inxhinierë dhe specialistë të tjerë teknikë janë aktualisht në pension. Në të njëjtën kohë, vendi po përballet me një transformim masiv digjital dhe mjedisor, një detyrë që do të kërkojë një ushtri profesionistësh të aftë në IT, inxhinieri dhe profesione të tjera teknike.

Sipas një raporti të Institutit të Biznesit Gjerman në Këln, Gjermania në prill 2022 Gjermanisë i mungonin rreth 320.000 profesionistë STEM. Dhe shifrat e fundit të regjistrimit në universitete nuk tregojnë përmirësim.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar ndikon në produktivitet

"Lëndët STEM nuk marrin ende vlerësimin në përputhje me rëndësinë e tyre ekonomike dhe sociale," vëren Ministria Federale Gjermane e Arsimit dhe Kërkimit në një plan veprimi që synon të rrisë interesin për lëndët STEM.

Presioni për të inovuar është i lartë dhe prandaj nevojiten urgjentisht specialistë teknikë, thotë Axel Plünnecke, kreu i grupit të Arsimit, Inovacionit, Migracionit në Institutin e Biznesit Gjerman. Pyetja është nëse Gjermania ka mjaft punëtorë të kualifikuar. Nëse nuk është kështu, konkurrenca humbet pak. Përndryshe, kompanitë duhet të zhvendosen më shumë në rajone të tjera", frikësohet Plünnecke.

Industria e automobilave po humbet atraktivitetin e saj

Interesi për temat MINT ndikohet nga faktorë të ndryshëm. Rënia e numrit të studentëve është një prej tyre, por edhe industria e automobilave me famë botërore në vend po kalon një periudhë trazirash. Punëdhënësit e njohur si BMW, Volkswagen dhe Mercedes Benz po luftojnë për të kaluar në makina elektrike. "Njerëzit nuk janë të sigurt nëse duan të punojnë në këtë fushë," thotë Dean Weiß. "Makinat nuk ushtrojnë më të njëjtën magjepsje si më parë”.

Megjithatë, siç thekson Plünnecke, numri i studentëve që vijnë me familjet e tyre nga jashtë është rritur vitet e fundit. Por barriera gjuhësore dhe mbështetja e pamjaftueshme e këtyre studentëve ndikon negativisht edhe në interesin për lëndët MINT.

"Është sigurisht një dështim i politikës arsimore," thotë Plünnecke. Në fund të fundit, fëmijët nga vendet e tjera shpesh kanë një shans të mirë për të avancuar sa duhet në lëndët MINT: "Ligjet e shkencës natyrore janë të njëjta në të gjithë botën, gjuhët e programimit janë të njëjta në të gjithë botën. Nëse sjell njohuri në këtë fushë është më e lehtë t'i zbatosh”.

Emigrantë të padukshëm

Pra, si të mbushet boshllëkun? "Industria duhet të kërkojë inxhinierë jashtë vendit”, thotë Weiß. Vitet e fundit në Gjermani kanë emigruar shumë persona nga profesionet teknike. Numri i inxhinierëve ose shkencëtarëve kompjuterikë me pasaportë indiane, për shembull, është rritur nga 3800 në 25000 gjatë dhjetë viteve të fundit, një rritje prej 558 përqind.

"Kështu që mund të themi se diçka po ndodh," tha Plünnecke. Shifrat janë më të larta se sa mendojnë shumë, shton ai, sepse në Gjermani debati publik mbi emigracionin shpesh ka të bëjë me njerëzit që u është dashur të ikin për shkak të konfliktit".

Konkurrencë globale për fuqinë punëtor

Gjithashtu në Gjermani ka gjithnjë e më shumë profesionistë nga Egjipti, Tunizia dhe Maroku. Pavarësisht kësaj, "ideja që të gjithë punëtorët e kualifikuar në botë duan të vijnë në Gjermani është fatkeqësisht një iluzion”, theksoi ministri gjerman i Punës Hubertus Heil nëntorin e kaluar.

Aktualisht, qeveria po përpiqet të thjeshtojë procedurën e imigrimit për punëtorët e kualifikuar. Pengesat burokratike dhe mungesa e digjitalizimit do të thotë që punëtorët e huaj duhet të presin rregullisht me muaj në vendin e tyre për të marrë një leje pune.

Për prodhuesit, ky është një makth. Mungesa e fuqisë punëtore rrit presionin mbi punonjësit ekzistues, zvogëlon produktivitetin dhe mbart rrezikun e humbjes së porosive ndaj konkurrentëve, për shembull në Kinë, ku ka pasur shumë investime në zhvillimin e industrisë mekanike.

Përveç kësaj, sigurisht që ekziston gjithmonë rreziku që specialistët e trajnuar në vend të kërkojnë punë diku tjetër. Kjo është arsyeja pse Gjermania duhet të mbetet tërheqëse, thekson Plünnecke. "Sepse edhe njerëzit po largohen. Mund të jetë mirë edhe të jetosh në pjesën tjetër të botës"./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale