Psikologia Taçi: ‘Kastrimi kimik për të kuruar pedofilinë'

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar psikotraumatologia Besarta Taçi e cila  foli për një plagë të shoqërisë shqiptare që gjithmonë e më shumë po trondit opinionin publik. Abuzimet seksuale tek të miturit, janë kthyer në një këmbanë alarmi për shoqërinë tonë. Besarta Taçi foli për indikatorët psikoemocional fizik, sjellor tek fëmijët e abuzuar si dhe cilat janë tiparet që zbulojnë identikitin e një personi që mund të quhet pedofil.

‘’ Personi i cili ka problematikën e pedofilisë mund të kuptojë deri diku gjestin thuhet që këta individë janë egosintonik që do të thotë sjelljen që bëjnë karshi këtyre të miturve nuk e perceptojnë si të gabueshme, perceptojnë që nuk ka gabim. Kjo është një patologji e cila cilësohet në manualin e diagnostikimit ndërkombëtar le të themi sëmundjet mendore dhe cilësohet pikërisht si një çrregullim i orientimit, pra e dëshirës seksuale, një dëshirë seksuale që duhet të shkojë nga një i rritur tek një i rritur orientohet drejt një fëmije, dhe individi në fragmente momentesh mund të kuptojë se është dicka e gabuar por nuk arrin dot të ndryshojë sjelljen e tij. Një nga elementët e rrezikshmërisë së këtyre individëve është që janë reçidiv që do të thotë nuk arrijnë dot të ndalojnë kompulsionin e sjelljes së tyre dhe madje thuhet që individët që përjetojnë një burgim ka gjasa që kur të dalin të përsërin të njëjtën sjellje nëse nuk trajtohen’’ u shpreh psikologia Taçi.

Por a mund të kurohet pedofilia, a ka një mënyrë për të shmangur dhe për t’i kuptuar këto individë? Psikologia Taçi u shpreh se kastrimi kimik dhe terapia me antidepresivë është një mënyrë që mund të ndihmojë këto individë dhe shoqërinë që të mos ketë lëndime nga këto individë:

‘’ Një injeksion ku niveli i tosteronit ulet në nivele minimale. Pse testosteroni?  Sepse është ai hormoni që ndikon në dëshirën seksuale dhe ndikon edhe tek ereksioni. Pra të ulet, të minimizohet gati të anullohet dëshira seksuale me shpresën që kjo të ndikojë pastaj edhe tek mos aktivizimi i sjelljes karshi fëmijëve.

Por çdo të thotë kjo më konkretisht?

'Kjo ka lindur për të ndërhyrë përsa i përket trajtimit të kancerit të prostasës, është vënë re se nëse ne ulim nivelin e testosteronit individi ka edhe efekte anësore përsa i përket shëndetit të tij global por edhe dëshirës seksuale. Dhe shpesh herë pedofilët e përdorin këtë sistem në disa shtete për të dalë nga burgu sepse nëse unë kërkoj kastrimin kimik atëherë shteti mua më nxjerr nga burgu dhe më detyron një lloj rehabilitimi. Por kjo nuk do të thotë se unë automatikisht nuk do të kryej këto sjellje' shprehet ajo. 

Sepse sipas saj nuk ndikon ndërhyrja me uljen e testosteronit duhen ndërhyrë me aspekte të tjera, sepse duhet kuptuar se  cfarë problematike ka ky individë në bazë, dhe në bazë të problematikës dhe çrregullimit bashkë me pedofilinë të trajtohet me antipsikotikë, antidepresivë dhe sigurisht mund të trajtohet dhe me elementin e testosteronit por më pas duhen pasur parasysh edhe çështjet etike shprehet ndër të tjera ajo.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin