A rrezikon të shpallet e ardhmja politike e ekstremit të djathtë që po themelon Berisha një ‘organizatë terroriste’

Sali Berisha

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha (me lëvizjen e fundit për shkarkimin e Lulzim Bashës), pas përjashtimit, për ekzistencën e tij politike po përpiqet të themelojë të djathtën ekstreme shqiptare.

Lëvizjet ekstreme politike kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë në Europë dhe kudo në botë. Nuk mundet që ato të përjashtohen ose të parandalohen nga një vend si Shqipëria, që prodhon vazhdimisht kriza të mëdha politike, për më tepër kur ato udhëhiqen nga një njeri, i cili në kohën kur drejtonte Partinë Demokratike, për të mbajtur ose marrë pushtetin me çdo kusht, pavarësisht rezultatit zgjedhor, është identifikuar nga vendet perëndimore me demokraci të zhvilluar, si një arkitekt i krijimit të tyre.

Kryesisht, në vende me demokraci normale, lëvizjet esktreme kanë lulëzuar në kohë krizash të mëdha ekonomike. E ngjashme ishte “Agimi i Artë” që në ideologji nuk pajtohej me politikat perëndimore, madje për krizën e fundit ekonomike të Greqisë, fajësonte veç faktorit politik vendas, më tepër se kaq vendet me demokraci të zhvilluar, edhe popujt fqinjë, duke përfshirë edhe emigrantët shqiptarë. Kjo lëvizje ekstreme e djathtë, më e njohura në kontinent, e arriti gjatë viteve të fundit kulmin e suksesit të saj, në kohën dhe në vendin që përjetoi krizën më të thellë ekonomike të Europës.

“Agimi i Artë” si lëvizje politike ishte kundër perëndimit, BE-së, Gjermanisë, SHBA-së. Dhe si i tillë dihet tashmë fati i saj dhe i lëvizjeve të tjera të ngjashme ekstreme europiane.

Në vende si Shqipëria ato mund të krijohen në çdo kohë. Si ish-kryetari i njërës prej dy partive më të mëdha politike në vend, duke qenë se Basha pas vendimit për ta përjashtuar nga partia jo vetëm i doli jashtë kontrollit, por me “nënshtrimin” ndaj SHBA-ve po konsiderohet edhe tradhtar, në pamundësi për të krijuar një krizë politike kombëtare, Berisha po tenton të krijojë një krizë partiake, apo më mirë të themi opozitare.

Dhe deri diku, si një mjeshtër i krijimit të tyre, ia ka dalë. Partia Demokratike pas tri humbjeve radhazi në zgjedhjet parlamentare (një ndër shkaqet kryesore konsiderohet vetë prania e Berishës) në vend të reflektimit, është futur aktualisht në krizën më të thellë politike që prej krijimit të saj.

Aktualisht në krizën e tij më të thellë politike, ndonëse i rrëzuar para tetë viteve nga pushteti, Berisha po kërkon të mbajë pas vetes ata që “ushqeu” për tri dekada me politikë në PD, me qëllim që të mos luftojë i vetëm ndaj akuzave të DASH.

Kjo lëvizje Berishës i duhet për të vonuar  ‘vdekjen e tij politike’. Berishën e mbështesin militantë, kryesisht të paarsimuar ose të arsimuar keq, të keqpaguar gjatë qeverisjes së tij, përfitues të paligjshëm të pronave dhe posteve publike, njerëz të cilët nuk paguanin taksa dhe përfitonin sa herë rezultonin shkelës të ligjit, të cilët ai u ‘ushqeu’ për 30 vite me propagandë boshe si njeriu i vetëm dhe i vetmi që u solli lirinë dhe demokracinë. E mbështesin edhe të arsimuar që përfituan bursa prej politikave të tij të mbrapshta për t’u arsimuar pa asnjë konkurs në Shqipëri dhe në vendet e perëndimit. E mbështesin edhe të majtë të cilët humbën privilegjet në PS dhe i fituan në PD, si Kastriot Islami. (A e pyeti bazën Berisha kur e bëri deputet Kastriot Islamin?)

Në fakt, Berisha në politikën e 30 viteve të fundit nuk ka qenë kurrë një politikan i moderuar, ose i aftë që të reflektojë pas qëndrimeve të gabuara politike. Askush nuk e di se kush e mbron dhe kush e këshillon politikisht Berishën.

Asnjë politikan, qoftë edhe një politikan i rëndomtë i së djathtës perëndimore europiane, nuk është shprehur deri tani i indinjuar që SHBA e shpalli atë familjarisht “të padëshiruar”, përmes akuzave të rënda për korrupsion, influenca politike e të cilit sipas të njëjtave akuza cënonte demokracinë dhe stabilitetin në rajon.

Kur drejtonte PD-në, ai ka qenë i detyruar të bëjë kompromis me të majtën, ose kur ka qenë nën presion nga perëndimi, ose kur ka besuar se marrëveshja do të ishte në favor të pushtetit të tij personal.

Pas ardhjes për herë të parë në pushtet me ndihmën e SHBA-ve, Berisha i humbi dy palë zgjedhje radhazi dhe i masakroi zgjedhjet e para parlamentare, kur ai ishte përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e tyre. Kompromisin e parë me të majtën e bëri vetën pasi kishte kapitulluar shteti shqiptar, nën presionin Amerikan, atëherë kur nuk kishte rrugë tjetër.

Pas trazirave të ’97, SHBA ka qenë faktor vendimtar, në Shqipëri. Me ndihmën e SHBA-ve në vitin ’99 u çlirua Kosova dhe prej asaj kohe politika amerikane ka qenë aktive si një garantuese e stabilitetit politik në tërë rajonin tonë. Vetëm të marrët dhe ekstremistët mund të besojnë se Republikanët dhe Demokratët Amerikanë janë ndarë dhe do të ndahen ndonjëherë në qëndrimet e tyre për Shqipërinë dhe rajonin tonë.

Vetëm ata përmes të njëjtave akuza që mbajnë mbi supe mund ta sulmojnë direkt ambasadorët amerikanë në vendin tonë dhe indirekt Departamentin Amerikan të Shtetit, si të korruptuar. Edhe ndonjë vend si Serbia, lëvizjet ekstreme politike në Greqi dhe kudo tjetër, mund ta akuzojnë SHBA-në për cënimin e sovranitetit, por vetëm kombi shqiptar dhe asnjë faktor normal shqiptar nuk mund të lëshojë të tilla akuza, deri edhe fyese siç u përpoq t’i identifikojë së fundmi Yuri Kim.

Nën drejtimin e Lulzim Bashës, pas djegies së mandateve dhe protestave të dhunshme, PD kishte planifikuar të bllokonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, për të futur vendin në krizë, por u kërcënua nga Administrata e Trump, se do të shpallej prej saj një ‘organizatë terroriste’ në vend të një partie politike.

Edhe për përjashtimin e Berishës pas 25 prillit kur refuzoi të bënte të njëjtën gjë para zgjedhjeve, PD sërish mori të njëjtin kërcënim nga Administrata e Biden. Prandaj lëvizja “Berisha” nuk do të ketë të ardhme, edhe nëse merr Partinë Demokratike përmes çdo forme, sepse rrezikon të shpallet “organizatë terroriste” nga SHBA dhe si e tillë do të asgjësohet prej saj.

E ngritur mbi parime të forta demokratike si asnjë vend tjetër dhe e udhëhequr nga institucione me kredibilitet botëror, SHBA-ve nuk iu intereson që demokracia në Shqipëri të zhvillohet ndryshe, pa një opozitë funksionale dhe me një sistem drejtësie si deri dje, ku ish-kryeprokurori i qeverisjes së Berishës të dënohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Si një partner i palëkundur i Shqipërisë, SHBA po investon për të çuar përpara reformat e nevojshme që kërkohen për integrimin e vendit tonë në BE si dhe për t’i ngritur sa më parë institucionet e reja ligjzbatuese. Ajo e di se koha do të jetë me ta në Shqipëri dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve do të mbeten mirënjohës dhe të palëkundur krah SHBA-ve.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento

Komente

  • DUHET!: 26/09/2021 16:03

    Gjoja partia pd dhe kryetari i saj sb (qoftelargu), ne fakt jane vetem nje 'Organizate Terroriste Kriminale', qe duhet te shkrihet menjehere me plebishit dhe votim unanim nga Parlamenti Shqiptar dhe udheheqesit e saj te Denohen Me Denim Kapital ose me djegie te gjalle ne turren e druve ne mes te Tiranes, ku shumica e Popullit Shqiptar te masakruar, neperkembur, vrare, grabitur e vjedhur prej tyre, te marre shperblimin moral dhe shpirteror e emocional, te sakatosur prej vite e vitesh prej tyre. Populli e Shoqeria Shqiptare, DUHET te pastrohet nga mostrat e halet e kriminelet e saj. DUHET!

    Përgjigju
  • Saimir: 25/09/2021 14:06

    SIGURISHT QE ESHTE NORMALE, PER NJE VEND QE E KA POPULLIN SI PULE DHE DELE, QE KA NJE POPULL TE KORRUPTUAR QE NENSHTROHET E MASHTROHET SHPEJT, DHE QE BLIHET DHE E SHET DINJITETIN PER FARE PAK GJE (NJE THES MIELL), PER NJE POPULL MAJTIST EKSTEM TE LEJFENIZUAR, NJE LEVIZJE E TILLE SI E DR. BERISHES, DO T'IU DUKET SI NJE LEVIZJE EKSTREMISTE TE DJATHTE!!! CFARE INJORANCE DHE PROPAGANDE MJERANE!!! A E DINI JU SE CFARE DO TE THOTE E DJATHTE EKSTREME??? SIGURISHT QE E DINI, POR KESHTU JU KANE URDHERUAR SHERBETORET, SERVILET DHE BYTHELEPIRESIT E QEVERISE!! PRA TE KERKOSH QE NJE PARTI TE DEMOKRATIZOHET, TE KETE ZGJEDHJE TE LIRA, TE NDERSHME DHE DEMOKRATIKE BRENDA VETES, KU VENDIMET TE MOS I MARRE KRYETARI POR FORUMET DEMOKRATIKE TE SAJ, ASHTU SI TE GJITHA PARTITE DEMOKRATIKE EVROPIANE DHE AMERIKANE, NJE PARTI TE MOS KETE NJE KRYETAR QE BLIHET, BEN PAZARE MAFIOZE DHE E TERHEQ PREJ HUNDE KUNDERSHTARI POLITIK, QE KA HUMBUR 4 HERE RRESHT DHE E MBAN PARTINE PENG TE INTERESAVE TE TIJA PERSONALE, NA QENKA NJE PARTI E EKSTREMIT TE DJATHTE??? PRA, TI O ARTIKULLSHKRUES MJERAN DHE INJORANT, E BARAZON LEVIZJEN E VONUAR TE DR. BERISHES PER NJE PARTI TE VERTETE DEMOKRATIKE ME LEVIZJEN TALEBANE NE AFGANISTAN? APO ME PARTINE KOMUNISTE TERRORISTE SHQIPTARE QE U KRIJUA NGA PARAARDHESIT E SANDER VUCIQIT NE VITIN 1941 ME NE KRYE TERRORISTIN ENVER HOXHA???!!!

    Përgjigju
    • Bledi: 25/09/2021 18:10

      Nuk e lexova tekstin e komentit. Kur shkruan me germa te medha dmth qe po bertet me te madhe! Meso rregullat baze



×

Lajmi i fundit

John

Një pemë në Parkun “Europa” në përkujtim të Rozmari Jorganxhi, Veliaj: Tirana di t’i nderojë figurat e saj