POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'A s'je shqiptare?' Moderatorja shqiptare pyet Elenin pasi tha që ndjehet greke, këngëtarja nuk e lë pa përgjigje (FOTO)

Pasi deklaroi se ishte shiptare Eleni Foureira sërisht është kthyer në qendrën e vëmendjes pas lajmeve të fundit të një testi ADN-je që tregonte se prejardhja e saj ishte greke dhe italiane.

Gjatë qëndrimit në Izrael për Eurovizionin, ajo bëri testin e ADN-së për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore. Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren.Menaxheri i kompanisë Heritage, që është sponsor i Eurovizion, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke. Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, u shpreh këngëtarja pasi mësoi rezultatet e testit të trashëgimisë.

Lidhur me këtë i ka komentuar dhe moderatorja sportive  Eva Murati e cila e komplimentoi këngëtaren për performancën, por kërkoi t'i sqaronte edhe njëherë lajmet në lidhje me origjinën e saj.

"Performancë e shkëlqyer, por greke dhe italiane? A s'je shqiptare?"- e pyet Eva.

 "Sigurisht që jam, por ishte testi Heritage i ADN-së”- ka thënë Eleni duke i dërguar dhe nëj të puthur në komentine saj.

 

A.P.
Komento