A u helmuan qentë te Liqeni? AMK dhe APR: Dënojmë ashpër ngjarjen e rëndë, i jemi drejtuar policisë për të hetuar situatën

A u helmuan qentë te Liqeni? AMK dhe APR: Dënojmë ashpër ngjarjen e rëndë, i jemi drejtuar policisë për të hetuar situatën

TIRANË- Pas një denoncimit të bërë në rrjetet sociale nga faqja ‘Animal Rescue Albania’, se zona e Parkut të Liqenit Artificial është helmuar dhe shumë qen kanë ngordhur për shkak të helmimit, kanë reaguar dy institucionet që merren me administrimin e qenve endacakë dhe parqeve publike në Tiranë.

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, ka dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur dje në Parkun e Liqenit, e cila është raportuar me shqetësim edhe nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe qytetarë të ndryshëm, për gjetjen e disa katërputroshëve të pretenduar si të helmuar.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AMK dhe APR bëjnë me dije se po ndjekin rrugën ligjore, duke denoncuar rastin në organet kompetente.

“Lidhur me ngjarjen e djeshme, ne si AMK dhe APR kemi ndjekur rrugën ligjore, duke ju drejtuar organeve kompetente për të hetuar rastin. Nxisim jo vetëm institucionet publike për të gjetur përgjegjësit apo shkaqet e kësaj situate, por gjithashtu inkurajojmë dhe kafshëdashësit që të jenë mirëkuptues deri në zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të dyja institucionet nënvizojnë se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e kafshëdashësve dhe qytetarë dashamirës, ka ndërtuar një qendër veterinare për trajtimin dhe vaksinimin e kafshëve të rrugës, ku janë marrë si model praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Prej një viti, për t’ju ardhur në ndihmë vullnetarëve, por duke siguruar njëkohësisht edhe shëndetin publik të qytetarëve, veterinerët aplikojnë direkt në terren vaksinimin. Ne inkurajojmë edhe adoptimin e qenve nga qendra veterinare, ku shumë prej vullnetarëve, por jo vetëm, kanë mirëpritur dhe marrë në shtëpi qenushë të braktisur”, shton më tej AMK.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kushte extreme: 09/11/2022 16:25

    Qente te merren dhe te adoptohem mos lihen rrugeve. Ne mbremje apo heret ne mengjes jane tmerr per vrapuesit dhe shfrytezuesit e liqenit. Ne te gjitha hyrjet e parkut ka tabela qe detyrojne pronaret e qenve te mbajne maska por 99.9% as se rruan fare ne sy te policit bashkiak ja heq rrypin

    Përgjigju
  • Max: 08/11/2022 21:54

    Perse o pabuksa vrisni qente,po vrisni njeri tjetrin siç e keni zakon por jo qente o bastarda

    Përgjigju
    • Lala: 09/11/2022 09:56

      Jo Po te majn me buk e me vaksina qent e kazonit te plerave e TI oagujn me taxat tona.ne ven te na bojn noi shkoll per kalamojt bashkia se Po mesojne me turne te kujdesen per bucet QE pjellin 2 her ne vit.po Ju dhimbsen qent merrini ne shpijat tuaja e adoptoini.ne CDO ven te botes Po i hüten rrugeve i marrin .Po su gjet NOI ta adoptoj vritet.duke qen se shqiptari nuk adopto qen do vriteshin qent ne mo's dije .neser

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Budallallëku të mbush Facebook-un dhe të boshatis sallën

Mero Baze: Budallallëku të mbush Facebook-un dhe të boshatis sallën