Abazoviç : Prioriteti im është 2024, jo 1918/ Duam marrëdhënie miqësore me Serbinë

Abazoviç : Prioriteti im është 2024, jo 1918/ Duam marrëdhënie miqësore me Serbinë

Dritan Abazoviç

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, Dritan Abazoviç  në paraqitjen e tij të parë në pozicionin e ri , foli me tone të ashpra në Parlament.

Abazoviç  tha se qëllimi i këtij ekzekutivi është të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore, kryesisht me Serbinë.

“Ju doni të na shtyni në grindje, ne nuk duam. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë – ne do të fillojmë nga e para. Qeveria e re duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja. Ne nuk duam një politikë grindavece. Nëse dikush e dëshiron atë, le ta zbatojë atë. Me të gjitha vendet në rajon ne duam të ndërtojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”, tha Abazoviç.

Ndërkohë zëvendës kryeministri u është drejtuar deputetëve të DPS-së në opozitë, Abazoviç tha se kjo parti nuk është në gjendje që, siç tha ai, ta tërheq qeverinë e re në “vorbullën e nacionalizmit”.

“Diplomacia jonë duhet të jetë shtetërore dhe duhet t’i përshtatet gjithçkaje, e cila do të ishte serioziteti i një vendi të vogël, i cili ka një popullsi të vogël, PBB-ja e të cilit varet ndjeshëm nga turizmi, dhe për këtë arsye nga me të gjitha vendet, së pari rajonin, dhe pastaj me të gjithë botën”, tha Abazoviç në Kuvend sot, duke shtuar se kjo është një qeveri e kompromisi

Ai shpjegoi se diplomacia e qeverisë së re nuk do të jetë politike, sepse, tha se Mali i Zi është një vend i vogël, PBB-ja e të cilit varet më së shumti nga turizmi dhe kjo është arsyeja pse sipas tij marrëdhëniet e tyre me fqinjët janë shumë të rëndësishme. Dhe theksoi edhe njëherë se prioriteti i tij është viti 2024, jo 1918.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët