Absurdi/ 23-vjeçari rreh shefin e Europol Tirana, pse e parakaloi me makinë

Absurdi/ 23-vjeçari rreh shefin e Europol Tirana, pse e parakaloi me makinë

Artan Bajraktari

TIRANË- Një ngjarje e absurde është regjistruar në Tiranë, ku një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari.

Nga sa mësohet kjo ngjarje është regjistruar në fillim të muajit shkurt, ku bëhet e ditur se  Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari Qordja, i acaruar se ishte parakaluar, i ka kërkuar të ndalojë.

Pas këtij momenti të dy kanë zbritur nga mjetet përkatëse dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grushte, edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar. Ndërsa për dhunën e ushtruar, 23-vjeçari Qordja pretendon se ishte për vetëmbrojtje, pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë.

Ndaj tij prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tan Mezja: 23/03/2023 11:11

    Tani Bajraktari është arrestuar për dosjen FRROKU. Oficerët e arrestuar, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë fshehur provat e marra nga Belgjika për dosjen “Frroku”. Ata nuk kanë njoftuar autoritetet që Frroku ka qenë i kërkuar në Belgjikë, pasi kërkesa nga autoritetet belge ka mbërritur në Tiranë në janar të këtij viti PRA BAJRAKTARI NUK ESHTE AQ I PASTER

    Përgjigju
  • kaka: 23/03/2023 09:09

    shume ufo ka ne qarkullim

    Përgjigju
  • Iris: 23/03/2023 01:45

    Absurde eshte vertet,shefi i Europolit perse nuk ja vuri prangat qe ate minute?! Eshte shef i Europolit,apo i mizave?! Dhe akuza nuk eshte e sakte,duhet te ishte plagosje me dashje e nje punonjesi te rendit.

    Përgjigju
  • moderni: 22/03/2023 21:08

    Klejdi do provoj shkopin e gomes deri tek rreza

    Përgjigju
  • Alb: 22/03/2023 19:02

    A ia vlejti o bos megjithse namin ja paske nxjerr do haj dajak deri ne fund te profesionit.

    Përgjigju
  • Une: 22/03/2023 18:53

    Kur I behen te dyzetat te ndjerit Klesti Qordja?

    Përgjigju
    • 12345: 22/03/2023 21:59

      Dini te lexoni apo jo? ???? ndaluan sepse ai djali po e ndiqte me makine dhe pasi folen, kur shefi po ikte ai ja futi me pabesi ne grusht. Ska rendesi nese eshte shef apo jo, kushdo te ishte ska pse dhunohet nga nje kalama bythe me makinen e babit qe i preket sedra qe e parakaloi dikush. Po normal si Shqiperi, te gjithe i dini te gjitha e lini komente kot, sa per tu ndjere me vlere.

    • @Une: 22/03/2023 19:26

      Ti vertete mendon se e ka goditur per shkak te parakalimit hahahaha Cfare do i thote ai qe te godita se me porositen hwha Shefi i Interpolit qe ndalon makinen dhe "sqarohet" duke u konfliktuar me grushte.Dicka nuk shkon ketu.

  • XXX: 22/03/2023 18:32

    A te qifsha shefin e lodhur.

    Përgjigju
  • Cuko: 22/03/2023 18:31

    Highlanders kane pushtuar Shqiperine

    Përgjigju
  • shefi: 22/03/2023 18:24

    e kruajte me mjellin e gjermanit o derman kshu esht ...kur e kruan me te gjithe heret a vone o do dali ndonje hundlesh qe ta rregullon samarin ose ndonje me bole te medhaja qe....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh