Abuzim me pronat,Frrokaj e 12
të tjerë në pranga, 11 në kërkim

Abuzim me pronat,Frrokaj e 12<br />të tjerë në pranga, 11 në kërkim<br>
LEZHE - Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre. Report Tv mësoi i pari ekskluzivisht prangosjen e kryebashkiakut i zgjedhur në qershor 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e quajtur "Rana e Hedhun", ndërsa dosja në ngarkim të tij është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

 

 

 

Dokumenti me firmen e Fran Frokajt që konfirmonte në mënyrë të rreme se toka ranore ishte tokë bujqësore është prova më e fortë që e lidh kryetarin e bashkisë Lezhë në këtë abuzim me pronat.

 

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e momentit të arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës. Në pamjet ekskluzive duket Frrokaj teksa ecën në këmbë pasi ka lënë zyrën në Bashki, i shoqëruar nga pesë efektivë policie civilë, ndërsa pak metra më andej presin dy automjete të policisë. Në pranga ka rënë edhe nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi, dy zyrtarë bashkiakë, ish-kreu i Hipotekës dhe dy juristë, ndërsa prokuroria ka lëshuar 23 urdhërarreste. 12 janë vënë pranga, ndërkohë që janë në kërkim 11 të tjerë.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe 11 personave të tjerë, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2.

Drejtori i policisë së Lezhës Ferdinand Mara dhe Drejtori i Krimit Ekonomik në këtë polici Lufti Minxhozi kanë dalë sot në konferencë për shtyp lidhur çështjen e mashtrimit me pronat në Shëngjin, duke dhënë të gjitha detajet e hetimit dhe të operacionit policor. Disa nga të arrestuarit apo ndaluarit qofshin ata funksionarë publikë apo përfitues të paligjshëm të pronave, nuk ishin nga Lezha, por edhe nga qytete si Mamurrasi, Shkodra, apo Gramshi. 

Të arrestuar janë:

1. Fran FRROKAJ, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.

Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret:

8. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

9. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

10. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

11. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

12. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

enver hafizi
I arrestuar Enver Hafizi

gjelina bracaj
E arrestuara Gjelina Bacaj

Emrat e zyrtarëve në kërkim:

Eduart Leka  - (Ish-arkivist komuna Shëngjin)

Artan Djala (Ish-drejtor i Hipotekës)

Bledar Cara (Jurist në Hipotekë)

Renato Malotaj (Përftues i tokës)

Ndue Frroku (Përfitues i tokës)


Zef Gjini (Përfitues i tokës)

Vasil Gjoni (Përfitues i tokës)

Lek Frroku (Përfitues i tokës)

Martin Frroku (Përfitues i tokës)

Luigj Paloka (Topograf)


Armando Jakaj

Personat që kanë përfituar tokën:

Ndue Frroku

Gjin Vasil Frroku

Martin Frroku

Lek Frroku

Vasil Gjoni

Pjetër Gjoni

Zef Gjini 

Renato Malotaj 

Luigj Paloka

Zhvillimet minutë pas minute

Ora 15:10 Skandali i pronave në Lezhë, në kërkim edhe ish-futbollisti i Vllaznisë
Pjesë e skemës së mashtrimit me pronat në Lezhë duket se ka qenë edhe futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj.

Për mbrojtësin lezhjan është lëshuar një urdhër arresti së fundmi, pasi mësohet se ai ka qenë pjesë e një skeme mashtrimi në lidhej me tokat në bregdet.

Mes shumë zyrtarësh të përfshirë në operacionin, që ka çuar në pranga 23 zyrtarë, madje edhe drejtues të policisë, është edhe futbollisti i Vllaznisë, i përfshirë në skandalin pronave në bregdetin e Lezhës

Ora 14:00 Lezhë, sekuestrohen 258 mijë m2 tokë
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe 10 zyrtarëve të tjerë, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2. Toka e sekuestruar ndodhet në zonën e bregdetit në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, pjesë e Njësisë Administrative Shëngjin. 

Parcela e parë e sekuestruar është me sipërfaqe 25 mijë e 296 m2, parcela e 2-të 16 107 m2, parcela e 3-të 7 382 m2, parcela e 4-të e tokës së sekuestruar 210 mijë 306 m2 dhe parcela e 5-të e tokës së sekuestruar me sipërfaqe 13 mijë 730 m2.  

Prokuroria ka lëshuar 23 urdhëarreste për abuzime me pronat në bregdet, ku në pranga kanë rënë kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi si dhe tre zyrtarë të hipotekave. 

Ora 13:30 23 urdhërarreste për abuzime me pronat, ekzekutohen 7
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 23 urdhëarreste për zyrtarë të bashkisë Lezhë dhe Hipotekave. Krahas kryebashkiakut Frrokaj, zëvendësit të tij, Enver Hafizi dhe dy zyrtarëve bashkiakë, është arrestuar ish-drejtorja e Hipotekës, Gjelina Bacaj dhe dy juristët, Eduard Lekaj e Armando Dakaj. 

Report Tv mësoi se Bacaj ka dhënë dorëheqjen rreth një muaj e gjysmë më parë, pas akuzave për abuzime me pronat. Pesë nga urdhërarrestet e Prokurorisë janë ekzekutuar nga policia këtë të premte. Të 7 zyrtarët e arrestuar ndodhen në ambientet e policisë së Lezhës. Mbi ta rëndon akuza e tjetërsimit të pronave. Për shtatë zyrtarët e arrestuar, në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata, Prokuroria ka kërkuar ndalimin e daljes jashtë vendit. 

Ora 13:20 Skema e abuzimit me pronat, njësoj si në Kavajë
Edhe në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, lokale, hotele dhe shtëpi banimi.

Mbetet për t'u përcaktuar roli i saktë i kryebashkiakut Frrokaj në tjetërsimin e pronave dhe ndërtimin e bizneseve në tokat me dokumente të falsifikuara. Të përfshirë në këtë skemë dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të Prefekturës dhe Hipotekave.   

Ora 13:10 Frrokaj i PD u zgjodh kryebashkiak në 2015
Fran Frrokaj, ish-kryetar i komunës së Shënkollit, u zgjodh kryebashkiak i Lezhës në zgjedhjet lokale të 2015. Ai u zgjodh nën siglën e Partisë Demokratike dhe mban këtë detyrë prej tre vitesh. 

Ora 13: 00 Në pranga edhe nënkryetari i bashkisë
Gjithashtu, është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj. Edhe mbi të, njësoj si me Frrokaj, rëndon akuza e abuzimit me pronat. 

Ora 12: 50 Arrestimi pas deklaratës së Xhafajt
Pak kohë më parë ishte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se me pronat në Lezhë është bërë krim. Xhafaj paralajmëroi ndëshkime me forcën e ligjit për të gjitha abuzimet me pronat pranmë bregdetit, pjesë administrative të Bashkisë së Lezhës.

Ora 12:40 LAJMI I FUNDIT/Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj
Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre. Report Tv mësoi i pari ekskluzivisht prangosjen e kryebashkiakut i zgjedhur në 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike.

frrokaj
(Fran Frrokaj, kryetar i Bashkisë së Lezhës)

Vijon...

Redaksia Online
l.q/s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'