Morën ryshfet 132 mijë euro duke abuzuar me tenderët, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve, drejtoreshën e kabinetit pranë OSHEE dhe dy të tjerë

SPAK ka nxjerrë 4 urdhër-arreste për 4 zyrtarë të OSHE-së, pasi akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzim me barazinë në tendera duke favorizuar një kompani italiane duke përfituar ryshfet 132 mijë euro. 4 zyrtarët favorizuan kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano në Itali, dhe përfituan një ryshfet që shkon deri në 132 mijë euro. Tenderi i kundërshtuar u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë.

Aktualisht në pranga janë vënë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, Athinta Papa, Irma Derhiri, ndërsa Albana Ferraj, ish drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE është ende në kërkim. Albana Ferraj akuzohet për korrupsion pasiv, ku SPAK ka dhënë ndaj saj "Arrest me Burg".

Albana Ferraj

Ndaj Elis Bushatit është dhënë "arrest me burg" për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera. Ndërsa ndaj Athinta Papa dhe Irma Derhiri, anëtare të komisionit të vlerësimit të ofertave, janë dhënë masa "arrest shtëpie" për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera.

Urdhër arrestet nga SPAK janë dhënë nga prokurori Klodian Braho pas përgjimeve për një periudhë të gjatë kohore dhe janë vënë re shkelje në procedurave të 4 zyrtarëve.

Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bshati, Athinta Papa dhe Irma Derhiri, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a  për të përfituar shumën prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të  fshehur natyrën e kundraligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë  "Com Metodi" s.p.a . Hetimet nga SPAK për këtë çështje vijojë ende.

Njoftim i SPAK për hetimin ndaj 4 zyrtarëve të OSHEE

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
Arrestimi i zyrtarëve/ OSHEE: Në dispozicion të SPAK të gjitha materialet e kërkuara! Bashkëpunim maksimal për të zbardhur hetimin

Pas arrestimit të zyrtarëve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se ka vënë në dispozicion të SPAK materialet e kërkuara dhe se po bashkëpunojnë maksimalisht për të zbardhur hetimet.

"Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbështet organet ligjzbatuese në kryerjen e detyrës së tyre për verifikimin e çdo dyshimi e pretendimi për abuzim apo shkelje ligjore nga çdo punonjës apo ish-punonjës i kompanisë.

Referuar rastit të publikuar ditën e sotme në media, OSHEE sqaron se ka vënë në dispozicion të plotë të SPAK të gjitha materialet e kërkuara dhe ka ofruar bashkëpunim maksimal për të zbardhur plotësisht këtë rast hetimi", shkruan OSHEE.

Ora 14:44
Albana Ferraj përdori kompaninë e saj për të përfituar ryshfetin 132 mijë euro në tenderin e dhënë nga OSHEE

Kompania e tretë me seli në Shqipëri që u përdor për të mbuluar marrjen e ryshfetit nga Albana Ferraj, drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE, e cila ishte dhe arkëtuesja e ryshfetit prej 132 mijë euro nga kompania italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano.

Kompania e tretë e përdor në fakt rezulton që pronare është sërish vetë Albana Ferraj, kompania ka një status aktiv dhe ofron shërbime konsulence, ekonomike e kontabiliteti.

Përtej mbulimit të korrupsionit me tenderat në OSHEE kjo ka gjithashtu një konflikt interesi pasi Albana Ferraj është po e njëjti person që miraton tendera dhe këshillon, e cila përdori kompaninë e saj për të përfituar ryshfetin 132 mijë euro në tenderin e dhënë nga OSHEE

Ekstrakti i QKR i kompanisë së tretë e përdorur në mbulimin e ryshfetit nga Albana Ferraj
I.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se po shkojmë drejt një izolimi të dytë?



×

Lajmi i fundit

John

LVV fiton Podujevën, Lista Serbe nuk e lëshon Mitrovicën e Veriut