'Abuzim me tenderin e ushqimit', Basha jep 5 fakte: Kompania e kompjuterave shtoi tregtimin e ushqimeve 6 ditë para

'Abuzim me tenderin e ushqimit', Basha jep 5 fakte: Kompania e kompjuterave shtoi tregtimin e ushqimeve 6 ditë para

Pas denoncimit në SPAK i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për abuzim me tenderin e ushqimit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha rendi 5 fakte që sipas tij ajën prova se transparenca mungon në këtë tender dhe se SPAK duhet të nis hetimet dhe të mos bëhet vegël e qeverisë.

Partia Demokratike  akuzon ministren Xhaçka dhe kryeministrin Rama se ka abuzuar me tenderin pa garë prej 1.5 milionë euro të ushqimit duke ia dhënë një kompani kompjuterësh.

Basha shprehet se në 35 mijë biznese shqiptare që ofrojë këtë shërbim, u zgjodh një kompani kompjuterësh që vepron në Maqedoni

"Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vërtetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:

1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.

2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.

3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterësh.

4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.

5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK", shkruan Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 01/04/2020 22:49

    Mbase pas epidemise duhet pare i gjithe sistemi arsimor...shkolla te meson si te mesosh dhe kete mund ta beje sh mire on line pergjithmone ! Kuptohet dhe aktivitet sociale kane vendin e vet por jo me gjithe kjo strukture qe eshte barre e rende per shoqerine !

    Përgjigju
  • Kotfare: 01/04/2020 21:45

    Perderisa nuk asht marr asnje mas nga demaskimet qe i bani njeri tjetrit zoti lul, ma te hiqet ky zakon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'