Abuzimet me 5 tendera kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, merret në pyetje Ylli Manjani

Abuzimet me 5 tendera kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, merret në pyetje Ylli Manjani

Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është marrë në pyetje, dje, në Prokurorinë e Tiranës, për çështjen e abuzimeve me tenderët që ky institucion po heton. Shqiptarja.com mëson se ditët në vijim, do të pyetet gjithashtu edhe Petrit Vasili, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë.

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur verifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish- ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv. Abuzimet fillimisht u zbuluan pas auditit të ministrisë së Financave ku rezultoi se tenderat ishin me probleme financiare.

Hetimet jane shtrirë për 5 tendera
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Zyrtarët e akuzuar
Juliana Hoxha-arrest shtepie
Arlind Alika-arrest shtepie
Airel Lamçe-arrest shtepie
Lusien Ali-ne kerkim
Marsuela Aliaj-detyrim paraqitje
Doralda Muka-detyrim paraqitje
Arlin Arapi-detyrim paraqitje
Orgesa Goga-detyrim paraqitje
Eris Sheshi-detyrim paraqitje
Ethem Vigani-detyrim paraqitje
Ornela Bleda-detyrim paraqitje
Ilir Çuni-detyrim paraqitje

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 20/02/2019 21:31

    Ishalla behen hetime dhe per provinet e notereve kur ka qene ky “i ndershmi” minister. 100.000 € e lart ishte tarifa qe duhej te paguaje kete qelibarin, ose emisaret e tij... Nese e kishe mik direkt Manjanin, tarifa te behej 60.000 €- 70.000 €. Eh sa te ndershem ka ky vendi jone...

    Përgjigju
  • Tata: 20/02/2019 15:33

    Prandaj don te shperdahet Parlamenti o palo njeri se qenka thirr ne prokurori .Nuk ka palo parlament se parlamwnti asht i popullit po ka PALO NJERI QE ASHT I L.S.I. I MBYTUR NE VJEDHJE .TE FALA BALILIT O MANJAN PORDHA .

    Përgjigju
  • xreport: 20/02/2019 14:52

    futeni ne burg zhapikun

    Përgjigju
    • Ilir: 20/02/2019 20:10

      Me se ke blere buze detit ne Sarande nje Pallat??

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?