Abuzimi me alkoolin e dehidratimi shkak për inflamacione, mjeku: Kujdes me ushqimet pikante, pini lëngje

Abuzimi me pijet alkoolike gjatë sezonit veror, mosmarrja në masën e duhur e lëngjeve dhe vlerave ushqimore është shoqëruar me problematika nga gastritet për traktin e sipërm e të poshtëm tretës. Për mjekun gastrohepatolog Hysni Dede një pjesë e problematikave janë shkaktuar edhe nga konsumi i ushqimeve pikante.

“Në periudhën e verës mosmarrja e duhur e lëngjeve gjatë temperaturave të larta kryesisht nga moshat e treta ku nuk përdorin sasinë e duhur të lëngjeve përfshirë dhe ujin I cili është elementi bazë hidratues gjatë jetës së përditshme  shkakton probleme. Moshat e reja shfaqin në këtë periudhë edhe probleme të tjera të sferës anale , të pjesës së poshtme te rektumit, pra pjesa e poshtme e zorrës së trashë, kuptohet dhe përdorimi I pijeve alkoolike , konsumi I ushqimeve pikante ndikon shumë në pjesën e sferës së poshtme patologjike”, u shpreh Dede.

Për shkak të kequshqyerjes, shumë njerëz kanë pasur shqetësime që lidhen me konstipacionin ose kapsllëkun, si dhe diarretë sezonale që në shumë raste shoqërohen me dhimbje dhe këputje të forta trupore.

“Dhimbje të cilat e fusin pacientin në një rreth vicioz ku çdo dalje apo çdo defekim kthehet në një makth për pacientin duke sjell ndërmend dhimbjen që sjell dalja konstipante ose dalja me vështirësi jashtë”, tha Dede.

Por çfarë rekomandojnë mjekët?

“Për gjithë personat të cilat kanë problematika të sferës së defekimit siç është konstipacioni rekomandohet hidratimi dhe marrja e sa më shumë lëngjeve kryesisht uji I cili është ilaçi më I mire, konsumimi I ushqimeve të shëndetshme , kryesisht ushqimet e pasura me fibra, fruta-perime dhe evitimi I ushqimeve pikante”, thotë mjeku.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë