Abuzimi me tenderat për kanalet vaditëse, përfundon gjyqi për Fatos Tushen dhe 21 zyrtarët e bashkisë Lushnjë! Më 13 korrik jepet vendimi

GJKKO ka vendosur të shpallë vendimin më 13 korrik për ish kryebashkiakun Fatos Tushe dhe 21 të hetuarit në Bashkinë Lushnje ndërsa ditën e sotme është mbajtur seanca e mbrojtjes.

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të 2021-shit së bashku me 21 të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen se abuzuan me tenderin 24 milionë lekë për kanalin vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj, duke favorizuar që të fitonte firmën EuroAlb shpk që kishte sjellë ofertën më të lartë. Punimet, fitimet dhe punën, kjo firmë i ndau me një kompani tjetër të biznesmenit Ibrahim Lami, mik me Tushen dhe me lidhje familjare me biznesmenin që fitoi tenderin, Bujar Muratin.

Fatos Tushe, akuzohet edhe për shpërdorimin e karburantit të shtetit duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiakut dhe 19 të pandehurve nga grupi i është pranuar gjykimi i shkurtuar. Kështu çështja është veçuar vetëm për biznesmenin Bujar Murati dhe Natasha Myrtajn. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Fatos Tushe  u arrestua me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 29/06/2022 13:54

    Vendimi arrest shpie ne lalz per tushen dhe keta te tjeret organizat kriminale dhe financim terrorizmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori