Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë, Lleshaj për Report Tv: Nuk kam pasur asnjë autoritet ligjor për të ndërhyrë! Kërkova në shtator në Kuvend që çështja të hetohet

Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë, Lleshaj për Report Tv: Nuk kam pasur asnjë autoritet ligjor për të ndërhyrë! Kërkova në shtator në Kuvend që çështja të hetohet

Ish-ministri i Brendshëm Sander Lleshaj

TIRANË- Sandër Lleshaj, i cili mbante detyrën e ministrit të Brendshëm kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë ka reaguar për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema në lidhje me arrestimet e SPAK një ditë më parë.

Lleshaj përshëndet operacionin e SPAK, dhe nënvizon se nuk ka pasur asnjë shtysë personale dhe mbi të gjtha kurrëfarë autoriteti ligjor për të ndërhyrë në asnjë procedurë konkrete prokurimi të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, përfshire natyrisht edhe ate për uniformat e Policisë së Shtetit. 

Lleshaj thekson se madje ai ka kërkuar publikisht nga foltorja e Kuvendit në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet. Ish-ministri thotë më tej se sistemi i prokurimit në Shqiperi ka autoritetet e veta te administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol.

 “Duke qenë se bëhet fjalë për një hetim në proces, mendoj se kontributi më i mirë i secilit është lënia qetë e SPAK në kryerjen e detyrës së saj. Unë personalisht kam kërkuar publikisht nga foltorja e Kuvendit në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet.

Fakti që kjo gjë po ndodh është për t’u përshendetur, ndërsa tentativat për të bërë politikë me të janë për t’u refuzuar. Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha kurrfarë autoriteti ligjor për të ndërhyrë në asnjë procedurë konkrete prokurimi të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve te Përqëndruara, përfshirë natyrisht edhe atë për uniformat e Policisë së Shtetit. Sistemi i prokurimit në Shqiperi ka autoritetet e veta te administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol.” - tha Lleshaj për Report Tv.

SPAK 'mësyu' një ditë më parë në Ministrinë e Brendshme, ku lëshoi 9 urdhër-arreste, ku pas arrestimit të ish drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Ndërkohë është lënë në 'arrest shtëpie' Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit.

Këto arrestime u bënë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Rezulton se ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka ndryshuar çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit dhe ka favorizura fituesin. Sipas përgjimeve të SPAK, këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, ku zyrtarët dhe ish zyrtarët nën akuzë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedure prokurimi, ku fitues u shpallën bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC.  

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 11/07/2021 23:43

    spak duhet te niset tek i gjati

    Përgjigju
  • The bodyguard: 11/07/2021 21:48

    Jo jo ska asnje faj ky Dhe ktij ja kane fajin rojet ( bodygurdet ) Ato i bejne levizjet e te tenderave dhe trafiqeve.. Kto thjesht ngrohin karrigen ( Gjasme )

    Përgjigju
  • ani: 11/07/2021 20:03

    Plarent Ndreca kjo figure ne hije, eshte nje nga hajdutet e medhenj te ketij tenderi apo dhe shume te tjerave ne Ministrine e Arsimit. Prandaj dhe babloku i madh e ka promovuar si Sekretar te Pergjithshem ne shume Ministri te rendesishme dhe se fundmi si deputet. Kane shume domethenie gjjthe keto promovime te ketij superhajduti qe nga koha kur ishte avokat i Elvis Rroshit e me vone.

    Përgjigju
  • Lala: 11/07/2021 20:01

    Po te djeg suma sander me duket.mos u merzit po he .max me pun per komunitetin do denohesh.kshu ndodh gjithmon me hajdutet ...pervec atyre qe vjedhin nji banana.ata denohen me burg se esht vjedhje.e jotja quhet korrupsion

    Përgjigju
  • Jim: 11/07/2021 18:31

    Nuk ja ka fajin Edi Rama ketij se e emerovi Minister Nqse ka abuzuar go to hell!

    Përgjigju
  • Ops: 11/07/2021 18:01

    Ose je ti pas ketij tenderi ose kryeministri, se nje puntore i thjeshte nu ben tender 28m € , dhe tendera per letra higjenike kalojne nga drrejtoret

    Përgjigju
  • Leo: 11/07/2021 17:45

    Tije kryesori qe duhet te shkosh prapa hekurave trego shoket dorzohu sa s eshte vone

    Përgjigju
  • Asso: 11/07/2021 16:42

    Gjynah qe u perdore dhe u flake si shume te tjere. Uroj ta kesh kuptuar se sa i pa bese, i pa burre, legen, ordiner, eshte ai qe besove aq shume. Edvin Rama. Tani e besoj qe ka akuzuar te atin per gruan. Edhe ky do mbahet mend si haxhi qamili

    Përgjigju
    • Sotua: 11/07/2021 19:30

      Eh mor Asso spathia.Kur ke shumë mënd,ato të tepërtat ua jep të tjerëve.Bravo.Njëri me gozha mëndje jo shaka.

  • Tili: 11/07/2021 16:36

    Po ju nou coni 10 lek jo 2.8 ml.sa turp ky gjenerali

    Përgjigju
    • Nderi Kombit: 12/07/2021 00:51

      Eh mor Xheneral Leshi edhe Ti vete nuk e beson ate qe thua. Ata jane punonjesit e tu dhe ti e di sh mire Po aq sa e dime edhe ne qe pa dijenine tende dhe pa miratimin tend nuk behej gje. Ose Po na thua qe ishe nje kukull . Ose po parashikoje mos kishte nderrim pushteti dhe do beje nje leter publike duke denoncuar bosin tend. Je mjeshter per kalimin e ylberit Sander

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor