Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, GJKKO nuk pranon ndryshimin e masave të sigurisë, lë në qeli 8 ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, GJKKO nuk pranon ndryshimin e masave të sigurisë, lë në qeli 8 ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Gjykata e Posaçme nuk liron nga burgu 8 ish zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë. 8 ish zyrtarët kërkuan lirimin nga burgu, por gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit më 30 korrik për t'i lënë në qeli. Gjatë javës së ardhshme GJKKO do të nis gjykimin për këtë çështje.

Pas hekurave ndodhen Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike, Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit, Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit, Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit, Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ndërsa Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit, është lënë në 'arrest shtëpie'.

8 ish zyrtarët akuzohen për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, se kanë shkelur barazinë në tendera. Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrik, pas përgjimeve dhe vëzhgimeve që u kishte bërë 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me kunatin e Duçkës në makinë : Ilir Meta emëron në parti kushurinjtë e tij

Me kunatin e Duçkës në makinë : Ilir Meta emëron në parti kushurinjtë e tij