Abuzimi seksual i 16-vjeçares nga profesori dhe efektivi i policisë/ Kosova mban seancë të jashtëzakonshme

Abuzimi seksual i 16-vjeçares nga profesori dhe efektivi i policisë/ Kosova mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosoves

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme për 16-vjeçaren nga Drenasi, e cila është abuzuar seksualisht nga profesori i saj edhe më pas nga një polic. Seanca do të nisë prej orës 12:00 dhe  do të mbahet me kërkesë të partive LDK, Vetëvendosja dhe Alternativa. Rasti i rëndë i 16-vjecares nga Drenasi u raportua dy ditë më parë nga mediat kosovare.

E mitura i ishte drejtuar përpara dy viteve Policisë së Drenasit për të denoncuar profesorin e saj për abuzim seksual dhe rastin në fjalë e mori përsipër asokohe zëvendës-shefi i hetimeve Vesel Veseli (50  vjec). Duke shfrytëzuar situatën, ky i fundit abuzoi po ashtu me të. Pas marrjes së deklaratës së saj, fotografimit dhe ekspertizës mjekoligjore, nën kërcënim dhe shantazh polici e ka detyruar të bëjë seks me të. Por historia bëhet edhe më e rëndë, pasi Veseli e ka lënë shtatzënë dhe i ka kërkuar të abortojë.  

Por ironi përbën fakti se në kohën e mitura shfrytëzohej si skllave seksi nga zëvendës-shefi i hetimeve në Drenas, ky i fundit mori mirënjohje nga eprorët e tij për punë të mirë.

Rasti në fjalë ka shkaktuar reagime të shumta të figurave shtetërore, të cilat priten të reflektohen edhe sot.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen