Abuzoi me fondet, nën hetim shefja e financës së Ujësjellës Kanalizimeve në Librazhd (EMRI)

Abuzoi me fondet, nën hetim shefja e financës së Ujësjellës Kanalizimeve në Librazhd (EMRI)

Foto ilustruese

ELBASAN- Albana Skeja 35-vjeç, shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve në Librazhd është vënë në hetim nga specialistët e ekonomik pasi akuzohet se abuzonte me fondet e kësaj shoqërie.

Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe " Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën'.

"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe " Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën", shtetasen:

A.S. 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 13/12/2019 16:31

    Në vende të zhvilluar për një vrasje del nga burgu pas kryerjes së dënimit dhe eshte normale, por kur vjedh shtetin nuk del më nga burgu, dhe ky eshte krimi më i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet