Acarohen mardhëniet mes tifozëve zikaltër dhe Icardit, sulmohet makina e bashkëshortes së tij

Acarohen mardhëniet mes tifozëve zikaltër dhe Icardit, sulmohet makina e bashkëshortes së tij

Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij

Konflikti mes Icardit dhe Interit duket sikur është tencionuar shumë kohët e fundit madje duke përfshirë edhe tifozët. 

Të tencionuar e të acaruar nga Mauro Icardi një grup tifozësh kanë sulmuar me gurë makinën e menaxheres dhe njëkohësisht bashkëshortes së tij, Wanda Nara. Sipas raportit të “Gazzeta dello Sport”, makina e saj është sulmuar  ndërkohë që po futej në autostradë në zonën e San Siros. Gjatë ngjarjes në makinën ndodheshin edhe fëmijët Icardit dhe Wandës.

Duket sikur Ikardi ka nervozuar shumë tifozët zikaltër pas heqjes së shiritit të kapitenit dhe deklaratave të tij për skuadrën dhe shokët e skuadrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin