'Adopto një gjyshe', Anisa dhe vajza e saj Amelia gatuajnë për gjyshërit e pallatit!

'Adopto një gjyshe', Anisa dhe vajza e saj Amelia gatuajnë për gjyshërit e pallatit!

Pas përqafimit të nismës 'Adopto një gjyshe' nga artistë, edhe njerëz të thjeshtë janë solidarizuar dhe kanë nisur të gatuajnë vakte shtesë në familjet e tyre, për t'i shpërndarë ato më pas te të moshuar të cilët nuk kanë mundësi të gatuajnë apo të dalin dhe të bëjnë pazar. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikuar videon duke shkruar: "Shih çkanë gatuar për gjyshet dhe gjyshërit e pallatit Amelia dhe mami Anisa", duke u bërë thirrje atyre që njohin të moshuar të vetmuar që të gatuajnë për to. 

"I jemi bashkuar nismës "Adopto një gjyshe" duke gatuar vakte shtesë për ata që nuk kanë mundësi. Kjo është më e mira që mund të bëjmë, të qëndrojmë në shtëpi, duke u kujdesur për veten dhe të moshuarit", është mesazhi i Anisës dhe Amelias. 

Ditën e sotme kësaj nisme i është bashkuar edhe këngëtarja Era Rusi, e cila ka postuar në rrjetet sociale foto nga shpërndarja e ushqimeve për të moshuarit.

Dhjetëra të rinj janë bërë pjesë e nismës 'Adopto një gjyshe', duke shpërndarë pako me ushime dhe ilaçe për ata që kanë më shumë nevojë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19, të moshuarit. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë