Adela Muçollari shkëlqen me performancën në Itali, vlerësohet me çmimin ‘Premio Eccellenze Artistiche’

Një tjetër sukses për prima balerinën shqiptare Adela Muçollari. Ajo shkëlqeu në skenën e teatrit Le Serre, ku u vlerësua me çmimin “Premio Eccellenze Artistiche”, në edicionin e vitit 2024 të "Grugliasco in Danza", dy ditët e kërcimit në qytetin e Grugliasco.

Një moment magjik e ka përshkruar Muçollari mbylljen e edicionit për vitin 2024, ndërsa thotë se ishte e nderuar të ndante skenën me balerinin shqiptar Kledi Kadiun dhe shumë kolegë të tjerë të njohur si Eleonora Abbagnato, Sabrina Bosco dhe Antonio Desiderio.

“Një tjetër moment magjik në jetën time. Kënaqësi të vlerësohesha me çmimin “Premio Eccellenze Artistiche”. E nderuar të ndaja skenën me Kledi Kadiu dhe të mrekullueshmen  Eleonora Abbagnato, Sabrina Bosco, Antonio Desiderio dhe shumë koleg të tjerë internacional. Thank you”, shkruan Muçollari.

Dy ditët e vallëzimit në qytetin e Grugliasco u mbyllën me një mbrëmje gala, ku u ndanë edhe disa çmime. Një prej tyre shkoi edhe për balerinin shqiptar Kledi Kadiu, i cili u vlerësua me “City of Grugliasco Award”. Prej shumë vitesh i vendosur në Itali, Kledi Kadiu drejtoi në mënyrë të shkëlqyer edicionin e 62-të të “Grugliasco in Danza".

Ndërkohë për yllin e njohur ndërkombëtarisht, Eleonora Abbagnato, shkoi çmimi “Lifetime Achievement Award”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

U aludua se tatuazhi i Sarës i dedikohej Ledrit, ja si qëndron e vërteta

U aludua se tatuazhi i Sarës i dedikohej Ledrit, ja si qëndron e vërteta