Adelina Tahiri feston ditëlindjen e djalit, duke kërcyer e kënduar

Adelina Tahiri

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri ka festuar ditëlindjen e djalit të saj Jon. Mbrëmjen e djeshme ajo nxorri pamje nga festa e përgatitur posaçërisht për 1-vjetorin e djalit të saj. 


Pamje nga festa

28-vjeçarja ka veshur një fustan të shndritshëm në ngjyrë gri, ndërsa vogëlushi Jon është kombinuar me  mamin me ngjyrën e bardhë dhe atletat ‘Gucci’.

Krah Tahirit shfaqet dhe partneri i saj, Serjoza Markov i cili së bashku me artisten dhe miqtë e tyre më të afërt po festonin ditëlindjen e parë të djalit.

Pamje nga ditëlindja

Nga videot e publikuara nga familjarë të dyshes dhe vetë Adelina, ata shfaqen duke kërcyer dhe kënduar.

Dzej Ramadnovski

Në ditëlindjen e parë të djalit, ishin të ftuar këngëtarI Muharrem Ahmeti dhe këngëtarët grekë Samoo Jakoo e Dzej Ramadnovski që i dhuruan të ftuarve muzikë ritmike.

Këngëtari Muharrem Ahmeti në festë

E.D./Shqiptarja.com
Komento