Adelina Tahiri single&hot në plazhet greke

Adelina Tahiri single&hot në plazhet greke
Adelina Tahiri këtë verë ka vendosur të qëndrojë larg mediave duke mos pranuar të japë a gati asnjë intervistë. Një zgjedhje personale e këngëtares, e cila shpesh është shprehur se është zhgënjyer nga titujt jo të vërtetë e abuzues për jetën e saj private.



Ndërkohë ajo që kemi mësuar është se këngëtarja maqedonase këtë verë ka pushuar në Greqi, ku ka pasur edhe një incident me makinën e saj; një grup huliganësh grek i kanë shkarravitur makinën me bojë. Po kjo nuk e ka ndaluar aspak bukuroshen t’i shijojë pushimet në maksimum.



Prej tyre ne kemi mundur të sigurojmë këto foto të nxehta të Adelinës, e cila shfaqet në superformë dhe më joshëse se kurrë. Po pavarëisht prej kësaj, edhe kjo verë ka kaluar single për të dhe mesa dimë pushimet i ka kaluar me familjen e saj. 



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS