Ademi për Report Tv flet për herë të parë pas infektimit me COVID: Jam në gjendje të mirë, kam vetëm kollë! Pandeminë do ta kalojmë të gjithë

Ademi për Report Tv flet për herë të parë pas infektimit me COVID: Jam në gjendje të mirë, kam vetëm kollë! Pandeminë do ta kalojmë të gjithë

Voltana Ademi

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka folur për herë të parë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus për Shqiptarja.com. Në një intervistë të realizuar nga gazetari Ergys Kavaja, ajo shprehet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ademi thotë se po merr mjekim dhe se po qëndron bashkë me familjen e saj në shtëpi.

Mbështetja ka qenë e madhe për të pasi kryebashkiakja thotë se ka pasur shumë telefonata nga kolegë dhe nga politikanë të ndryshëm të cilët i kanë uruar shërimin e shpejtë. Ajo është optimiste se do ta kalojë më së miri koronavirusin.

Lexoni intervistën e plotë të Voltana Ademit:

Zonja Ademi jeni prej ditësh e prekur nga Covid-19 ? Si është gjendja juaj?

"Jam më mirë, marr mjekim me injeksion të ilaçeve të tjera me vitamina, nuk kam më temperaturë, me shoqëron kolla që edhe më shqetëson por situata mendoj që është më pozitive, kam qëndruar në shtëpi me gjithë familjen"

A keni pasur kontakte nga drejtues të politikës dhe a ju kanë telefonuar nëse mund ta zbuloni, ndoshta edhe telefonata nga kundërshtaret tuaj politikë?

"Më kanë kontaktuar miq, më kanë kontaktuar çdo ditë, kolegët në punë më të cilët duhet të koordinoj punën e përditshme, aq më tepër që kemi pasur një situatë të vështirë për shkak të motit të keq. Kam marrë telefonata nga miq, drejtues te organizatave, politikanë, anëtare të këshillit të Bashkisë Shkodër, dhe qytetarë të shumtë të Shkodrës të cilët i falenderoj. Pandeminë do ta kalojmë të gjithë dhe me këtë rast as un nuk bëj një përjashtim"

Gjithashtu Ademi foli dhe për padinë e Këshillit Bashkiak lidhur me emërimet tek ekipi i Vllaznisë. Ajo beson se nuk ka bërë asgjë të kundraligjshme teksa shprehet se puna tek ekipi shkodran do të vijojë normalisht.

Nuk e di nëse e keni ndjekur, por gjatë ditës së djeshme Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar nisjen e procedurave për t’iu dërguar në gjyq për vendimet e Asamblesë të KF Vllaznia, keni një koment për këtë çështje ?

"Meqënëse jam sulmuar mbrëmë në dark kam hapur listen e QKR, dhe kam marrë modelet edhe të Bashkive të tjera që kanë vepruar si Bashkia Shkodër, kjo është një detyrë që ushtrohet nga Kryetari i Bashkisë, dhe ne këtë rast nuk bën perjashtim as Shkodra, mund të bëjë përjashtim se është në opizitë, por jo në aspektin ligjore. Une kam zbatuar ligjin dhe në këtë rast une jam e qetë. Nuk asnjë shqetësim për këtë pjesë. Nuk kisha dijeni për një iniciativë të tillë, është mira që çdo projekt vendim të diskutohet edhe në aspektin ligjore. Procesi do të vazhdojë dhe unë nuk mendoj se ka një problem në këtë aspekt. Është e rëndësishme që sh.a Vllaznia të vazhdojë punën, të sigurohet financimi apo të bëhen gati propozime që shkojnë në frymën e privatizimit, janë mbyllur bilancet e vitit 2018 – 2019, duke qenë sh.a e vetme e formalizuar në Shqipëri, t'i hapet rruga privatizimit një procesi të pastër. Pritëm një ligj më të mirë për sponsorizimin apo privatizimin por ky ligj po vonon dhe unë mendoj që ne nuk duhet të presim më për sa kohë që ekziston mundësia që nepërmjet një procesi konkurimi të realizojmë aq më tepër që ka disa të interesuar që janë pjesë e një interesi për ta privatizuar dhe për ta bërë atë pjesë të investimit të tyre.

Hapi i radhës do të jetë prezantimi pranë Këshillit të Bashkisë i shitjes së aksioneve të shoqerisë një dokument i cili po finalizohet nga administrata e bashkisë Shkodër dhe për të cilën në këtë rast pronari ka mundësinë dhe në kete rast e drejta e pronës ushtrohet nga Këshilli i Bashkisë pronari është ndryshe nga tagri që i është dhënë Kryetarit të Bashkisë nga Asambleja, pronari në këtë rast miraton nivelin minimal të fillimit të ankandit apo të shitjes për të vijuar më pas administrata, Bashkia Shkodër nga Kryetarja e Bashkisë në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave për konkurimin për të vijuar me konkurimin për pjesmarrje dhe shprehjen e interesit për blerjen e aksioneve ashtu siç ligji e përcakton.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bora: 27/09/2020 09:55

    Je kryetarja me partiake dhe me e paafte qe ka pas ndonjeher Shkodra

    Përgjigju
  • Astrit: 27/09/2020 07:03

    Sa budallaqe eshte aman aman Mjere ne shkodranet me ty moj bibe qorre

    Përgjigju
  • Cadra pistolet: 27/09/2020 01:32

    Tu thafte goja o debile !!!

    Përgjigju
  • Budallallekuskakufi: 26/09/2020 20:54

    Keta te PD-s shkoder se kane problem kovidin , se i ka thene Sala se nuk eshte Komunist

    Përgjigju
  • Bobi: 26/09/2020 20:11

    pandemine e kalofsh vetem ti e ta boft korona p... gjemba gjenba

    Përgjigju
  • Bushter: 26/09/2020 19:26

    Ti moj llumi shkodres! Te marrte mortja E mos pash ma dite. Debile

    Përgjigju
  • dyli: 26/09/2020 18:36

    PASKA RA RUFEJA NE HALE....

    Përgjigju
    • O dylo: 26/09/2020 22:56

      Vallaj mir e paske thon erdh funi Ra rrufeja n hale

  • Demokrati: 26/09/2020 17:44

    Pandemine nuk do ta kalojne te gjithe. Ti qofsh e fundit. Te shkuara.

    Përgjigju
  • Leka i Madh: 26/09/2020 17:43

    E cili na qenkatagri që i është dhënë Kryetarit të Bashkisë nga Asambleja? Nxirni vendimin. Ne Sh.A-te Asambleja perbehet nga pronaret.Si qenkeni ju presidente, me cc'tager firmosni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë