Ademi në 'Pa Protokoll': Vendimmarrja është e vështirë, situata ligjvënëse në Bashkinë Shkodër është anormale

Kryetarja e Bashkisë së Shkodër, Voltana Ademi vazhdon të qëndrojë në detyrë edhe pse prej gati një viti i ka mbaruar mandati. Për emisionin "Pa Protokoll" në Report TV, Ademi tha se nuk dëshironte që kjo situatë të shkonte kështu pasi edhe pse puna vijon normalisht, situata është anormale kur bëhet fjalë për legjitimin e ligjvënësit apo këshillit vendor. Ademi tha se trupa vendimmarrëse mezi mblidhet dhe vendimmarrja bëhet edhe më e vështirë.

 "Jemi në një rast të veçantë dhe i paprecedentë nëse do ta shohim në nivelin vendor. Nuk e kam imagjinuar, nuk është një situatë normale të dëshirës që unë do të kisha për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes. Kjo është mohuar në Shkodër dhe ato  që ka pasuar më pas kanë qenë dhe mbeten të rënda.  Në Shkodër funksionojmë sikurse ligji parashikon. Ligji ka parashikuar situata të tilla, që në momente kur një kryetar nuk e merr mandatin, ushtrimin e funksionit e kryen kryetari në detyrë.  Në vazhdojmë punën në Shkodër në mënyrë normale, por jemi në një situatë anormale kur bëhet fjalë për legjitimin e ligjvënësit apo këshillit vendor. Situata është paradoksale. Ne zgjedhje nuk kemi pasur, kemi pasur palo votime.  Është marrëdhënie shumë e vështirë. Trupa vendimmarrëse nuk përfaqëson, kanë marrë pjesë shumë pak qytetarë dhe legjitimiteti në këtë rast është shumë i dyshimtë. Situata nuk është  e lehtë, trupa mezi mblidhet, sidomos kohët e fundit.  Kjo pengon punën normale të bashkisë. Ekzekutivi ecën me projektvendime që konsultohen me qytetarët", shprehet Voltana Ademi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 20/06/2020 10:42

    Kare cfare thote Lipja Marki

    Përgjigju
    • O tej: 20/06/2020 21:28

      Marku eshte njeriu i zemres qe ka Voltana

  • Santa Quaranta: 19/06/2020 23:29

    Dakord!! Po pse nuk jep doreheqjen shpirt?!!

    Përgjigju
  • Lush berbali: 19/06/2020 23:24

    Ketu Voltana ka plotesisht te drejte. Jo se e kam pelqyer ndonjehere Voltanen. As ata qe e rrethonin ne Keshillin Bashkiak.Te gjithe injorante ishin,gjysemanalfabete. Por,por keta qe ka sot jane budallenj komplet,qe as vete nuk e dine pse jane aty. Aq budallenj jane sa njeri prej tyre uron çdo here qe ketij keshilli t'i shkurtohet jetegjatesia. Dhe une i jap te drejte. Atij pra qe kerkon shkurtimin e jetes se keshillit. Ne kete mjerim ka rene Shkodra. Mjerim me Voltanen,mjerim me keta mender keshilltare.

    Përgjigju
  • Kiras: 19/06/2020 23:15

    Shko moj shkone e keqe e ke ba Shkodren si Kandahar e ke mendjen veh me hanger hajdar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve