Adhamudhët e PD

 Adhamudhët e PD

Edhe në ditët e emergjencës mjekësore dhe njerëzore, edhe në ditët e solidaritetit vëllazëror dhe shpirtëror, Partia Demokratike nuk pranon të rreshtohet në anën e duhur të ndihmesës ndaj shqiptarëve.

Adhamudhët e SHQUP-it, “doktorët” dhe kompetentët e një partie, që ka humbur jo vetëm mbështetësit por dhe ndjenjat humane ndaj njerëzve në kohë krize, kanë vendosur të mos tërhiqen nga udha e shejtanit.

Ata po dalin para kamerave sikur të ishte kohë fushate elektorale, ata po dalin para kamerave sikur të ishte pazar votash, dhe jo momenti kur shqiptarët duan fjalë dhe fjalime solidariteti, ndihme, optimizmi, për të larguar dhe luftuar makthet, ankthin, dhe presionin psikologjik që ka i mbërthyer.

Dhe pikërisht në momente të tilla, Adhamudhët e PD, ata që hidhen përpjetë nga hareja sikur të kishin gjetur “naftë” në gëlqerorë, e nisin ditën me sulme, me intriga, me lajme të rreme dixhitale, dhe shumëfishojnë rastet e zbuluara, hedhin akuza ndaj ministrave dhe kryeministrit, “zbulojnë” maska false dhe të skaduara, dhe japin nga selia e SHQUP-it , “leksione” mbi kujdesin ndaj virusit.

Ata asnjëherë nuk u afruan, asnjëherë nuk u bashkuan dhe solidarizuan me fatzinjtë e tërmetit dhe tani të koronavirusit, ata asnjëherë nuk dhanë mesazhe solidariteti dhe optimizmi, asnjëherë nuk erdhën dhe të bashkohen si shqiptari me shqiptarin me qeverinë, e cila ka maksimalizuar përpjekjet e saj, për të zvogëluar pasojat e kësaj situate të krijuar. Adhamudhët e SHQUP-it, kanë zgjedhur rrugën pa krye të akuzave dhe denoncimeve edhe në kohë të tilla, kur gjithë bota është bërë bashkë.

Adhamudhët e SHQUP-it, mendojnë “sot për mot”, mendojnë se mund tu vijë pushteti nga një situatë e tillë, duke nisur fushatën e ndyrë të mashtrimeve, gënjeshtrave, duke synuar të ndjellin dhe zmadhojnë panikun, ndërkohë që duhej të ishin në një tryezë me qeveritarët, për ti bërë ballë kësaj situate.

Si askund tjetër, Adhamudhët e SHQUP-it, kanë marrë përsipër të ngrejnë struktura paralele “informimi dhe ndihme” për qytetarët, ndërkohë që japin spektakle dyshe-treshe me “specialistë” të fushës. Eshtë e turpshme të shikosh se si, politika e vjetër, ka mbetur në pozicionet e “qytetarit dixhital” dhe prej andej pret dhe gjuan lajme të rreme mbi situatën.

Pas tërmetit, edhe në këtë situatë të krijuar, shqiptarët njohën nga afër njerëzit e zotë dhe mashtruesit dixhitalë, zbuluan përfundimisht, kush ishin dhe kush janë hileqarët dhe shpirtzinjtë, që duan pushtetin edhe kur halli i madh ka zënë, dhe ka bërë bashkë gjithë botën. Adhamudhët lodhen kot, pasi ata e dinë se as tërmeti dhe as virusi, nuk do tu japë atyre pushtet, edhe sikur nga SHQUP-i të prodhohet “vaksina” e parë nga tableti “qytetarit dixhital”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 10/03/2020 22:18

    Keta jane Hallamutet e PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'