Administrata publike do punojë nga shtëpia, ja rregullorja që do zbatohet

Për të respektuar kushtet e reja të ruajtjes së shëndetit dhe të respektimit të distancës sociale gjatë pandemisë, një pjesë e administratës publike do të punojë nga shtëpia. Kjo rregullore është miratuar nga Departamenti i Administratës Publike duke përcaktuar edhe mënyrën se si do të punohet online nga shtëpia të një pjese të administratës publike, por edhe për ata që do të punojnë nga zyra duke respektuar distancën prej 2 metrash.

Ata që do të punojnë nga shtëpia do të përcaktohet në bazë të rregullores dhe punës së tyre që i lejon mundësinë punonjësit të zhvillojë online dhe shërbimet  e tij.

"Institucionet e administratës shtetërore duhet të përcaktojnë në mënyrë të detajuar dhe të qartë grafikun e nëpunësve që do të punojnë në ambientet e institucionit dhe të atyre që do të punojnë në distancë online. Grafiku duhet të miratohet nga Sekretari i Përgjithshëm/titullari i institucionit. Në përcaktimin e numrit të nëpunësve/punonjësve që do të punojnë në ambientet e institucionit, duhet mbajtur në konsideratë detyrimi i respektimit të largësisë prej 2 metrash ndërmjet nëpunësve, si dhe sipërfaqja e institucionit", thuhet në rregulloren e miratuar më 12 maj 2020.

Gjithashtu puna në distancë online ka të njëjtën kohëzgjatje kohore, si edhe puna në ambientet e punës së institucionit.  Institucionet e administratës shtetërore duhet të sigurojnë që  punonjësit që punojnë në distancë online të dinë se si të marrin mbështetje apo informacion për punën kur është e nevojshme, duke përcaktuar protokolle të qarta komunikimi për mbështetjen e tyre nga nëpunësit e IT-së dhe për menaxhimin e krizave nëse hasin çështje të pazakonta ose të dyshimta që mund të jenë rezultat i një shkeljeje.

Institucionet duhet t’i sigurojnë nëpunësve/punonjësve pajisjet e nevojshme për të përdorur mjetet e punës online, si: web camera, mikrofonë, kufje etj.

(Kliko këtu) Dokumenti i plotë, rregullorja e punës online për administratën publike

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 26/05/2020 10:55

    Po kto fisderrat nuk te sherbejn ne zyra , do sherbejn nga shpia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet