'41 Bis'/ Prokurori Antimafias Italiane: Skuadra të përbashkëta kundër krimit të organizuar! Lakomy: SHBA vijon të mbështesë Shqipërinë

'41 Bis'/ Prokurori Antimafias Italiane: Skuadra të përbashkëta kundër krimit të organizuar! Lakomy: SHBA vijon të mbështesë Shqipërinë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj priti Prokurorin Kombëtar të Drejtorisë Antimafia dhe Antiterrorizmit në Itali Federico Cafiero De Raho, në kuadër të Konferencës për 'Administrimin dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara'.

Në fjalën hapëse të këtij takim Gjonaj është ndaluar tek lufta kundër krimit të organizuar si dhe tek sistemi i ri '41 Bis', duke thënë se është shumë e rëndësishme. Një nga projektet kryesore mes Ministrisë së Drejtësisë dhe antimafjes italiane, është regjimi i posaçëm“41 bis”, sistem ky i konsideruar si mjaft efikas në Itali. Duke folur rreth këtij sistemi, Prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero De Raho deklaroi se Shqipëria dhe Italianë kanë krijuar skuadra të përbashkëta për të luftuar organizatat kriminale.

Ai ka shtuar se mafia italiane Nragheta ka krijuar lidhje me grupet shqiptare dhe kështu duhet të  punohet duke bashkëpunuar në mënyrë që të goditen këto organizata.

"Kemi ngritur skuadra hetimore të përbashkëta për të luftuar së bashku organizata kriminale shqiptare që zhvillon aktivitetin qoftë në Itali qoftë në Shqipëri." tha Federico Cafiero De Raho.

Po kështu në takim kanë qenë përfaqësues të rëndësishëm të BE dhe të SHBA e të cilët kanë folur rreth një sërë bashkëpunimesh institucionale me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
'Dënimi nga gjykata vetëm hallka e parë kundër krimit', Lakomy: SHBA vijon të mbështesë Shqipërinë (VIDEO)


Përfaqësuesja e OBDAT Michele Lakomy ka deklaruar se Italia dhe SHBA kanë eksperiencë për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe kështu do të jenë mbështetës të Shqipërisë në rrugën e saj kundër këtij fenomeni.

Ndër të tjera Lakomy është shprehur se lufta kundër krimit të organizuar nuk përfundon me një dënim nga gjykata, por duhet të vazhdojë deri në shkatërrimin e plotë.

Përfaqësuesja e OPDAT shtoi se nënvlerësimi i këtij fenomeni është kërcënim në luftën kundër krimit

“Krimi i organizuar është ndër kërcënimet kryesore për sigurinë ku ka edhe pasojë politike, ekonomike dhe të zhvillimit. Është e rëndësishme ta ndalim krimin e organizuar. SHBA dhe Italia  kanë eksperiencën që është e mundur të ndalohen, pengohen dhe shkatërrohen grupet kriminale. Për të mbijetuar rrjetet kriminale përdorin taktika të sofistikuara. Nënvlerësimi i fenomenit dhe aktivitetit kriminal është një kërcënim i madh në luftën kundër tij”, u shpreh perfaqësuesja e OBDAT.

"Lufta kundër krimit nuk përfundon kur gjykata jep një vendim. Vendimet gjyqësore nuk janë të fundit, janë thjesht një rregullim i vogël, i cili ndikon në punën e krimin. Për ti shpërndarë këto grupe dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve është e rëndësishme që sistemet e burgjeve ti heqin pjesëtarët e grupeve kriminale nga aktivitetet e tyre. Shqipëria ka bërë një aktivitet shumë të rëndësishëm për shpërndarjen e tyre." ka shtuar më pas ajo.

Ora 10:36
Ambasadori Britanik: Lufta kundër krimit të organizuar të jetë në qendër të vëmendjes (VIDEO)

Ambasadori Britanik Norman duke folur në konferencën për Menaxhimin e pasurive të sekuestruara është shprehur se Shqipëria po bën hapa para me implementimin e sistemit '41 bis'.

" Puna që po bëjmë ne me këto burgje është një punë që do të japë rezultate. Për të bllokuar komunikimet. Lufta kundër krimit është në qendër të punës së ministrisë së drejtësisë dhe drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Burgjet kanë kriminelë të një niveli të lartë. Ne e dimë që disa nga këta kriminelë kanë drejtuar grupet kriminale nga brenda dyerve të burgjeve" ka deklaruar ndër të tjera Norman.

Ora 10:27
Cutillo: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër krimit, për ne është shumë i rëndësishëm anëtarësimi në BE (VIDEO)

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo i pranishëm në  Konferencën e ministrisë së Drejtësisë për menaxhimin e pasurive të sekuestruara është shprehur se Italia mbështet Shqipërinë në nismat për të goditur krimin e organizuar. Sipas tij, italianët dhe shqiptarët i bashkon përpjekja për të anëtarësuar Shqipërinë ne Be, pasi siç tha vetë Cutillo është shumë e rëndësishme edhe për Italinë.

"Fjalët e prokurorit dëshmojnë në mënyrë ekzemplare. Të mbështes këto nisma të reja. Na bashkon përpjekja për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Për ne është e rëndësishme sa edhe për ju anëtarësimi në BE. Pasi ne besojmë se kjo pjesë e Adriatikut mund të njohë drejtësi." tha  Cutillo.

Ora 10:25
Soreca: Qeveria masa kurajoze për sistemin '41 BIS', keni mbështetjen e BE (VIDEO)

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca duke folur në konferencën për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara tha se Europa do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj në Drejtësi.

" Kriminelët e nivelit të lartë janë njerëz shumë të vendosur që duan të bëjnë gjithçka vetëm të vazhdojnë të kryejnë bizneset e tyre, qoftë edhe nga burgjet në mënyrë që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me miq të tyre po aq kriminelë sa ata, ti urdhërojnë për të bërë gjëra nga më të ndryshmet dhe që nuk janë në burg me ta. Është regjimi i posacëm që njihet me emrin 41 / bis është e rëndësishme për të parandaluar këtë që të ndodhë nga muret e burgjeve. Ky lloj regjimi ka treguar që është efikas. Në zbatimin e plotë të këtij ligji Shqipëria si shtet anëtar me të drejta të plota të Këshillit të Europës duhet ti përbahet rregullave që rrjedhin për burgjet dhe vendimeve të Gjykatës Europiane.Çështja e korrupsionit të personelit të burgjeve është shumë i rëndësishëm. Kemi parë përpjekje të marrjes së masave ndaj personelit të burgjeve. Është e rëndësishme të shikojmë rezultate. Duhet të shoqërohen me masa shtesë. Qeveria ka marrë masa kurajoze për këto çështje. Disa punonjës të shërbimit policor, janë larguar edhe nga puna dhe këto duhet të ngrejnë  standardet në burgjet shqiptare. Drejtësia dhe siguria do të mbështet nga BE. Hyrja në fuqi e marrëveshjes me Eurocast. Ka ardhur koha që të gjithë ekspertët ti përdorin dhe Shqipëria të marrë hapa drejt BE. Është thelbësore që të vazhdohen  këto përpjekje dhe standardet e integritetit në burgjet shqiptare të jenë në nivel të lartë  pasi lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet përparësia më e lartë. Ne do vazhdojmë tju asistojmë jo vetëm në nivel profesional por dhe financiar." ka thënë ndër të tjera Soreca.

Ora 10:09
'Mafia shqiptare e lidhur me Ndranghetan', Prokurori i antimafias italiane: Qeveria në rrugën e Italisë për luftën kundër krimit të organizuar (VIDEO)

Prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho teksa foli në konferencën e mbajtur ditën e sotme nga ministria e Drejtësisë shqiptare, deklaroi se Shqipëria dhe Italianë kanë krijuar skuadra të përbashkëta për të luftuar organizatat kriminale.

Sipas tij kjo ka ardhur pas fuqizimit të organizatave kriminale dhe lidhjeve që po bëhet me krimin e organizuar është e domosdoshme forcimi i luftës kunder tyre.

"Kemi një problem të përbashkët luftën kundër krimit të organizuar. Ne kemi eksperiencë në këtë luftë. Ne e kemi prej vitesh si organizata si Ndragheta që ka lidhje me shqiptarët, dhe kështu bashkëpunojnë në vende të evropës . Është shtrirë veprimtaria në Amerikë në Canada, dhe ka baza shumë të forta. Kështu fiton një pasuri mjaft të madhe.  Itali në vitet 80 dhe 90 ka fituar një legjislacion shumë të fortë, që prej 92'. Aty gjetëm raste specifike për luftën kundër krimit të organizuar. Italia po përpiqet që ta përhap këtë. Edhe konfiskimi parandalues, është efikas. Gradualisht janë përmirësuar mjetet kundër kësaj lufte. Kemi ngritur skuadra të përbashkëta për të luftuar së bashku organizata kriminale shqiptare që zhvillon aktivitetin qoftë në Itali qoftë në Shqipëri. Kemi bërë trajtimin në burg për kriminelët e mafiozët. Qeveria shqiptare është në rrugë të ngjashme me atë të Italisë. Duke u ndaluar mafien që të drejtojnë e të bejnë lidhje me jashtë kështu duhet të ndërpritet bisedat dhe të ndiqen moment pas momenti. Ky është një mjet shumë i rëndësishëm. Ne kemi grupin operativ i posacëm që ndjek ecurinë e regjimit. Është një moment i rëndësishëm për shkak se mbedhim elemente për të arrestuarit e rrezikshëm. I jam mirnjohës qeverisë e Kuvendit që po bën regjimin 41 bis. Është shumë e rëndësishme. Duhet tu jepet njerëzve që ky trajtim të jetë shembull." tha ndër të tjera Federico Cafiero de Raho.

Ora 10:05
Gjonaj pret prokurorin e Antimafjes italiane: Sistemi '41-BIS', i domosdoshëm, grupe të përbashkëta më Italinë (VIDEO)


Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka pritur Prokurorin Kombëtar të Drejtorisë Antimafia dhe Antiterrorizmit në Itali Federico Cafiero De Raho, me të cilin ka implementuar një sërë bashkëpunimesh institucionale me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit. 

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp para nisjes së konferencës të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjonaj theksoi se ky bashkëpunimi ka qenë i shtrirë në një sërë aspektesh që prekin krimin e organizuar vendas dhe transnacional. 

Një nga projektet kryesore mes Ministrisë së Drejtësisë dhe antimafjes italiane, është regjimi i posaçëm“41 bis”, sistem ky i konsideruar si mjaft efikas në Itali.

Bashkëpunimi ynë tashmë me antimafian italiane është solid dhe i shtrirë në një sërë aspektesh që prekin krimin e organizuar vendas dhe atë transnacional, bashkëpunimin dypalësh në grupe të përbashkëta hetimi, shkëmbimin  e ekspertizës por njëkohësisht edhe të dhënat, si dhe çështjet për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin pasurive të sekuestruara e të konfiskuara. Tashmë një ndër prioritet kryesore të Qeverisë Shqiptare është lufta kundër krimit të organizuar me të gjitha instrumentet ligjorë dhe institucionale, duke përfshirë edhe ndalimin e kontakteve të subjekteve që vuajnë dënimin ose janë në proces hetimi. Pikërisht një nga sistemet të konsideruara me efikase në Itali, të cilën Shqipëria e ka huazuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, është regjimi i posaçëm 41 bis”, u shpreh Gjonaj e cila u ndal gjerësisht në implementimi i regjimit “41 bis”. 

“Kur është fjala për përgjigje kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe rajonal është thelbësor, sikurse edhe fuqizimi i mekanizmave ligjor, por njëkohësisht edhe trajnimi profesional i strukturave tona ligjzbatuese, dhe më vjen mirë për hir të së vërtetës që jemi të gjithë së bashku në këtë sfidë të re. Bashkërisht me organet ligjzbatuese ne vend, jemi aktualisht në fazën përfundimtare të zbatimit të regjimit të posaçëm të sigurisë së lartë në burgje për dosjet e para. Në vlerësimin tonë, bazuar edhe në eksperiencën italiane, regjimi i posaçëm 41-bis është një instrument i domosdoshëm për të neutralizuar rrezikshmërinë dhe lidhjet e të burgosurve, të dënuar ose në paraburgim, me organizatat kriminale jashtë mureve të burgjeve. Krimi i organizuar ka treguar se është i aftë të veprojë përtej çdo barriere dhe regjimi izolues, me mjete të sofistikuara dhe kontakte të lehtësuara përmes produkteve të krimit”, tha Gjonaj. 

Ajo shtoi se për këtë qëllim, nevojitet një përgjigje institucionale e koordinuar dhe e vendosur për eleminimin e këtyre hapësirave. 

“Regjimi 41-bis, është hartuar nga ekspertët tanë në respektim të të drejtave dhe lirive të garantuara në Kushtetutë si dhe përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Pikërisht për këto arsye, është parashikuar që regjimi 41-bis të rishikohet e rivlerësohet për secilin të dënuar gjatë zbatimit të tij, me qëllim garantimin e një balance të drejtë ndërmjet nevojës për të ndërprerë lidhjet e të dënuarve me organizatat kriminale, por edhe për të lejuar realizimin e qëllimit riedukues të dënimit dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri. Për këtë arsye dua të falënderoj jo vetëm përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, por edhe ambasadorin e BE-së, të ShBA-së, Italisë, Britanisë së Madhe, të cilët jo vetëm me prezencën e tyre i kanë dhënë mbështetje këtij procesi por edhe me ekspertizën dhe asistencën teknike të nevojshme”, tha Gjonaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Le iene: 15/11/2019 12:05

    Kur flasin dhe italianet. Qe cdo aktivitet qe funksiononte i sekuestruan mafies ja lenin ne dor gjykatesve qe ti administronin. Nuk kalonte me shum se 6 muaj cdo aktivitet falimentonte duke len pa pun mijra italian. Per ket flasin dhe emisonet tek le iene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet