Admir Murataj shpallet zyrtarisht i vdekur

Admir Murataj shpallet zyrtarisht i vdekur

Admir Murataj

Admir Murataj, grabitësi i cili mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në Rinas në datën 9 Prill është shpallur zyrtarisht i vdekur dhe ndaj tij nuk rëndon më asnjë akuzë.

Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen pasi gjendja civile në Tropojë dorëzoi pranë saj certifikatën e vdekjes së Muratajt.

Prokurori Eneid Nakuçi paraqiti në Gjykatë certifikatën e vdekjes, dhe kjo e fundit vendosur të pushojë procesin për akuzën e grabitjeve ndaj Murataj.

Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë,  pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 14/05/2019 16:44

    Pse deri tani ça ishte, marionetë që e lëviznin me penj nga sipër?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba