Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike

Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës. Këtë e tregoi operacioni i fundit policor që tregoi se si trafikantët shpërndajnë lëndë narkotike pranë shkollave. Sociologu Gëzim Tushe, pedagogia Nora Malaj, deputetja Ilda Dhori, gazetarët Sokol Dema dhe Sokol Bregu kanë treguar detaje përse të rinjtë konsumojnë drogë në Report Tv në emisionin ‘Pa Protokoll’ nga Anduela Ndreu.

Sociologu Gëzim Tushe u shpreh se 2 faktorët që ndikojnë te përdorimi i drogërave nga të rinjtë janë familja dhe shkolla. Sipas tij është e domosdoshme që të jenë vigjilent ndaj të rinjve që shfaqin shenja përgjumje, nuk kanë dëshirë të ushqehen, nuk artikulojnë mirë pasi tregon se janë përdorues droge.

“Pas moshës 35 vjeç, ata që kanë varësi nga droga fillon të bie. Në vitin 2000 kur jam marrë me hartimin për strategjinë kombëtare të luftës ndaj drogës, evidentohej se mosha që konsumonte drogë ishte në gjimnaze ndërsa tani kemi ulje të moshës. Unë mendoj se nëse duhet të gjejmë faktorët ku burojnë shkaqet e përdorimit të drogërave, arsyeja kryesore janë familja dhe shkolla. Nuk e kuptoj se prindërit e kanë humbur vigjilencën. Që të dallosh një fëmijë që përdor drogën, nuk duhet doktoraturë. Nëse fëmija është i mbyllur, nuk do të hajë, ka rënie peshe, është konsumues droge. Edhe në shkollë, nëse një fëmijë nuk artikulon mirë është i përgjumur, e ka humbur interesin për shkollën, mësuesi e evidenton që është përdorues droge. Është nevoja që këta 2 faktorë të ndalojnë”, tha Tushe.

Thuajse të njëjtin mendim kishte edhe gazetari Sokol Bregu.

“Mund të ketë një polic që e lufton drogën por në sistem dihet se ku është e ku shkon. Strategjitë janë letra që nuk zbatohen kurrë. Familja duhet të marrë masa”, tha ai.

Deputetja e PD, Ilda Dhori ngriti shqetësimin e reagimit të policisë ndaj këtij fenomeni. Dhori përmendi rastin e bashkisë Divjakë duke thënë se përdoruesit i joshin të rinjtë duke i marrë për xhiro me makina, i ofrojnë lëndë narkotike falas derisa bëhen klientë. Po ashtu u shpreh se të rinjtë zgjedhin edhe të bëhen vetë shpërndarës që të sigurojnë të ardhura për t’u ndjerë të barabartë me bashkëmoshatarët që vishen mirë apo kanë celularë të shtrenjtë.

“Përveç familjes dhe institucioneve arsimore, s’duhet të harrojmë dhe ruajtjen e rendit. Ata që duhet të ruajnë ambientet pranë shkollave dhe sot lëndët narkotike janë të kudogjendura. Edhe unë vij nga një bashki jashtë Tirane dhe më thonë se në bashkinë e Divjakës në ambientet pranë shkollave, janë vetë shpërndarësit që nxisin nxënësit të konsumojnë. Janë të rinj por edhe moshatarë apo të tjerë që kanë mbaruar arsimin e mesëm. Tani kanë filluar edhe t’i shëtisin me makina me individët që janë të prirur në këtë rrugë. Herët e para ia ofrojnë falas dhe më pas bëhen klientë. Si ndodh kjo kur policia është vetëm disa metra larg? Pabarazitë sociale, pamundësitë e prindërve për t’i siguruar libra apo telefon, për t’u veshur si shokët i çojnë një pjesë të rinjve t’i futen rrugëve të tjera për të siguruar të ardhura që të ndihen njësoj si të tjerët”, tha Dhori.

Pedagogia Nora Malaj komentoi kronikën e transmetuar nga Report Tv ku të rinjtë rrëfenin se e konsumonin drogën për të larguar stresin. Sipas Malajt, stresi i tyre lidhet me gjendjen ekonomike apo me bullizmin.

“Stresi krijon atë që quhet bullizëm. Stresi është nga mënyra se si shfaqen me shoku shokun. Dikush ka të ardhura, dikush nuk ka. Më pas stresi mbartet në familje. Duke ndjekur disa modele të shfaqura, bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. Nëse ke një familje të zhbërë kur roli i prindërimit nuk ekziston dhe nëse ti ndryshon qasje në mënyrën si i ofrohesh familjes, çfarë familje po promovojmë”, tha Malaj.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema përmendi reagimet në rrjet pas operacionit të policisë duke thënë se shumica kërkonin që shpërndarësit t’i linin në punën e tyre. Megjithatë tregoi se lënda narkotike që u sekuestrua vinte nga Turqia.

“Pas operacionit ka një valë reagimesh, e para duhet të punojë policia dhe pjesa më e madhe thonë pse duhet t’i ngacmosh, të lësh çunat në punët e tyre. Nëse harta e Tiranës preku disa zona në zë. Nuk besoj që ka qenë operacion për të arrestuar vetëm ata që shesin kanabis dhe për disa kohë, pikat ku janë arrestuar do jenë të qeta. Mënyra se si vjen droga në Shqipëri është e ndryshme, heroina vinte nga Turqia. Në operacionin e fundit janë kapur persona që e kanë çuar drejtpërdrejtë te dora e të rinjve që duhet shkëputur”, tha Dema.

Kujtojmë përmes një operacioni të gjerë në të gjithë Tiranën, dy grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike janë goditur si pasojë e një operacioni anti-drogë të policisë së Tiranës. Në pranga kanë rënë 20 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Grupet kriminale funksiononin pa një strukturë drejtuese, duke përdorur mesazhe të koduara me njëri-tjetrin. Ndërsa për shitjen e lëndës narkotike ata, organizoheshin nëpër automjete të transportit publik me qëllim që të mos binin në kontrollet e policisë. Kokaina dhe heroina, shiteshin në lokalet e natës, ndërsa kanabisi shitej pranë shkollave, kryesisht pranë gjimnazeve ku klientë kryesorë ishin nxënësit.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Virus i: 25/03/2023 09:33

    Po kur ne nje vend qe ministri dënohet per trafik droge, cfare prisni?????? Edhe policet, mësuesit e prinfërit vetë e shpërndajnë, jo të gjithë po edhe nga ata. Shoqeri e kalbur në themel. Të bësh shoqërinë shqiptare eshte si të ndërtosh një shtëpi që themelet prej balte, si të ujisësh një fushë me shalqin të kalbur!!!!

    Përgjigju
  • Or tej: 25/03/2023 09:18

    Kur i pari i vendit e thith cdo dite cfare do prisni nga te tjeret or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Noku: 25/03/2023 07:22

    Ketu tek ne droga eshte problem sepse rinia eshte e pambrojtur nga shperndaresit e droges qe jane me mijra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS