'Adopto nje gjysh e gjyshe', njihuni me Mom Hatixhenë që dhuroi pensionin për familjet në nevojë (VIDEO)

Nismës më të re të Bashkisë së Tiranës "Adopto një gjysh e një gjyshe!" i është bashkuar një zonjë e moshuar 83-vjeçare e cila preferon të dhurojë penionin e saj në ndihmë të pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video të Mom Hatixhes, në të cilën shkruan se, sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar gjestin e të moshuarës dhe duke bërë thirrje që kësaj nisme t'i bashkohen të gjithë.

"Sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm. Mom Hatixhja, 83 vjeç, nga Farka, iu bashkua qindra bizneseve dhe individëve, të cilët po ndihmojnë të moshuarit dhe familjet në nevojë. ⁣Të bashkuar do ia dalim! Ju dua të gjithëve me!", shkruan Veliaj në Instagram. 

Kryebashkiaku Veliaj u kërkoi të gjithë atyre që marrin leje për të dalë në fashën e orarit të përcaktuar tashmë, të ndihmojë pensionistët apo familjet në nevojë që jetojnë pranë tyre.

Numri ku të gjithë të moshuarit e vetmuar mund të kërkojnë për ndihmë është 08000888.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Velo: 30/03/2020 14:51

    Sa i shpifur qe je,totalisht i paafte madje madje del ben dhe show

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund