Adriana Kalaja: Dosja e PD-së në Apel po mbahet peng me porosi të Ramës

Adriana Kalaja, aktiviste në PD-në e Sali Berishës nga selia blu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po lejon që të regjistrohet vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri për PD-së në regjistrin e partive politike.

Sipas Adriana Kalasë, dosja në Apel po mbush vitin dhe po zvarritet me urdhër politik që nga muaji prill 2022, ndërkohë që dispozita ligjore parashikon gjykim brenda 30 ditësh.

‘Sipas hartes se re gjyqesore, miratuar nga KLGJ dhe Keshilli i Ministrave, duhet te fillonte puna ne Gjykaten e Apelit-Tirane, me juridiksion te pergjithshem, duke zëvendësuar gjykatat e apelit në rrethe.   Kjo ndodh vetëm në letër. Ende nuk jane transferuar dosjet dhe nuk jane emeruar 78 gjyqtaret, sipas parashikimit ligjor.

Me nje trupë prej 25 gjyqtaresh aktualisht ne Gjykaten e Apelit, priten te shqyrtohen 32 mije dosje duke e çuar ne maximum afatin e gjykimit. Aktualisht jemi në vitin 2023, por gjykata po shqyrton dosjet e vitit 2016. Çeshtjet qe sot jane stok ne Apel, pa llogaritur prurjet nga apelet në rrethe qe u mbyllën, do rihidhen ne short, duke bere keshtu qe te rriten afatet e gjykimit te ketyre çeshtjeve.  Te njejtin fat do kete dhe dosja që mban peng Partinë Demokratike, vendimi i gjyqtarit Zhukri, i cili nuk regjistrohet në regjistrin e partive politike me porosi të Edi Ramës.

Kjo dosje po mbush vitin dhe zvarritet me urdhër politik që nga muaji prill 2022, nderkohe qe dispozita ligjore parashikon gjykim brenda 30 ditesh. Gjykatat e Apelit në të gjithë Shqipërinë janë mbyllur me një vendim arbitrar dhe të pamenduar, pavarësisht rezistencës së qytetarëve e profesionistëve të fushës. Kjo do të thotë një mal të papërballueshëm me dosje në Tiranë dhe një kalvar më të zgjatur të qytetarëve në dyert e gjykatave.  Shërbimin që merrnin në qytetetet e tyre, qytetarëve do tu duhet tani të nisen nga Kukësi, Saranda, Korça apo Shkodra, për të ardhur dhe kërkuar sporteleve dhe burokracive në Tiranë.

Kjo do të thotë kosto, stres, vajtje-ardhje të pambarimta, por ka gjasa edhe trajtim si qytetarë të dorës së dytë. Partia Demokratike e ka denocuar që më 20 qershor këtë nismë që i heq aksesin publikut në sistemin gjyqesor, dhe shtyn afatet e gjykimit jashte normave te parashikuara ne dispozitat ligjore.

Po keshtu, mbyllja e gjykatave te apelit ne rrethe, së pari shkel te drejtat e lirite e njeriut lidhur me aksesin ne gjykate.  Së dyti shtimi i dosjeve per gjyqtar ul cilesine e gjykimit. Së treti krijohen probleme me transportin e te arrestuarve që vijnë për masë nga rrethet drejt Tiranes.

Ka filluar që tani kolapsi i kësaj metode pa metodë që Rama e quan reformë. E pësojnë qytetarët jo pushtetarët. Qytetarët tani kanë shërbime më pak afër tyre, rrugë më shumë për të bërë dhe para më shumë për të shpenzuar. Të shtunën më 11 shkurt ora 12.00 le të bashkohemi para kryeministrisë për t’i thënë Mjaft kësaj shtypjeje që vjen nga sfilitja e qytetarit.’- shkruan Kalaja.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/02/2023 01:59

    Cfare pret kjo ? Me 32000 dosje me gjykata te qethurra e ruara,prit kur te te vije radha Sala jot nuk eshte me i rendesishem se sa personi me i rendomte, me i thjeshte e me i panjohur qe pret t'i vije rradha.Por te rekomandoj qe Sala te jape nen dore qe te hyje pa radhe.Ne te fundit a nuk arritem deri ketu fale Plepisteve qe u bene milionere ne kete menyre?! Tani eshte rradha e Sales te provoje pak nga ilaci qe gjeti per te sheruar drejtesine nga koha e diktatures.

    Përgjigju
  • Ledi: 03/02/2023 20:16

    Mashtrimet vashdojne.Je deuar nga gjykata per shpifje.Ke prova padite Ramen.Ai NUK eshte si Saliu qe jo vetem kontrollonte drejtesine por ipte dhe vendimin e gjygjit

    Përgjigju
  • Jimmy: 03/02/2023 19:18

    Ca thu moj baldose o fytyre e poshter o lepirese e sali kriminelit!o idiote femer o injorante o baxhell e shpifur!!

    Përgjigju
  • Vlora: 03/02/2023 11:17

    Forca Adriana je kombinimi me i mire i Trurit te rrjedhur dhe zbrazjes se gazrave te zorres. Kaloi autobuzi i PD andej nga shpella jote, hype dhe ti se normal ca do beje. Tani te gjithe se bashku me objektivin per te dale nga shpella ku keni ngecur. Sala po ju shtyn te gjitheve po ska me takat. Ju si idiote qe jeni qendroni brenda ne autobuz. Sala po shtyn tani po ce do do e zere autobuzi nen vete. Zgjohuni o te marre. Ngelet pas ketyre perfaqesueseve idiota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS